Duaj, me të njëjtën zemër!

“I buzëqesh. I premton ndershëm, pa metafora…”


Poezi nga Ilda Mejdani Leha

Duaj, me të njëjtën zemër,
shijo me po ata sy mjalti të ri.
Shëtit. Pa kujtesë.
Vrapo. Pa mbërritur.
Kundro. Pa kohë.
Milingonës në lulen e limonit, afroji gishtin tënd të vogël,
jepi shansin e arratisë
në tokën e sajuar,
hutoje me rrengun e njeriut,
fryje tutje kur të jetë mbi thua…..
Tradhto, me të njëjtën zemër,
fundos me po ata sy, puse të vjetër.
Rënko me erën, dallgo me detin, tërbo me zjarrin.
Bëhu fëmijë.
Vëri buzët në harmonikën e një ushtari.
Kërce mbi themele mëkati.

******

Mos u habit,
kur të nesërmen e dashurisë sonë
të të shoh si vakt të ftohur,
indiferente, anësore.
Mos u përpiq të kuptosh rënien dhe mpiksjen tënde
tek unë si njollë në mëndafsh….
Përqafomë. Beftaz. Kur të jem duke dalë nga dhoma e fëmijëve,
e ftohtë, fantazmë, pemë në mjegull.
Kthemë me një gjest të thjeshtë, rrënqethshëm superior,
kapmë nga mjekra, ngrije fytyrën time përballë tëndes.
Mërmërit me buzët e tua fjalët e mia,
ato që çojnë shkulm gjaku në zemër dhe thajnë frymën.
Puthmë pushtet-ndihur nga dorëzimi im.
Dhe ashtu, për-pak i herojshëm, fito sërish humbjen tonë.

***

Të çuditej do donte,
nga ç’te ishte, ç’të jetē po pat,
kureshtjen e ka djallëzisht në formë,
ende ndjen njerëz e gjëra risi të natyrës.
Shthur pandërprerë
zinxhirin fin, të padukshëm, me veten e krijuar,
pret që diçka afërsisht e pamundur të ndodhë.
Vë në thonjëza historitë e jetës,
i kujton si mbretëri foljesh, mizëri të rralluar imazhesh.
Flet ngathët. Nxiton të heshtë.
Qiellin sheh drejt e në dritë.
Me shpirtin në gjunjë.

***
I buzëqesh.
I premton ndershëm, pa metafora,
se do t’i japë gjithçka që nuk ka patur,
ëmbëlsinë dhe thellësinë e një gruaje.
Ia tregoi si ëndërr, ëndrrën e tij…

Lexo më shumë nga

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…