Kombëtarja mposht Çekinë, Rama: Le të shkojmë drejt Europës, Shqipëri
Kryeministri Edi Rama, së bashku me bashkëshorten dhe djalin e vogël, Zaho, e ndoqi nga tribuna këtë përballje
Shqipëria shënoi 3 gola ndaj Republikës së Çekisë, këtë mbrëmje, duke qëndruar në vendin e parë në Grupin E me 13 pikë.
Tifozët kuq e zi nuk e ndalën festën në mbështetje të kombëtares, e cila duket se ka marrë biletën për “Euro 2024” që do të mbahet në Gjermani.
Kryeministri Edi Rama, i cili së bashku me bashkëshorten dhe djalin e vogël, Zaho po ndjekin nga tribuna këtë përballje postoi pamje nga ndeshja në stadiumin “Air Albania”.
“LET’S GOOOO TOOO EUUUUR ALBAAAANIIIIAAAAA”, shkruan Rama.
LETS GOOOO TOOO EUUUUR⚽️⚽️⚽️??????
LET’S GOOOO TOOO EUUUUR⚽️⚽️⚽️???
ALBAAAANIIIIAAAAA????????
Posted by Edi Rama on Thursday, October 12, 2023
Seferi shënoi dy gola për Kombëtaren në pjesën e dytë të ndeshjes.
Shqipëria kaloi në avantazh që në minutën e nëntë, me supergolin e Asanit.