Kumbaro, takime në Zvicër në Unionin Ndërkombëtar të Mbrojtjes së Natyrës

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro është takuar në Forumin e Liderëve, në Gjenevë, me drejtoreshën ekzekutive të IUCN, Grether Auliar.


Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro është takuar në Forumin e Liderëve, në Gjenevë, me drejtoreshën ekzekutive të IUCN, Grether Auliar.

“Shumë e lumtur për forcimin e partneritetit me Unionin Ndërkombëtar të Mbrojtjes së Natyrës, të cilët i patëm bashkëpunëtorë të rëndësishëm në shpalljen e Vjosës Park Kombëtar si edhe tani, në rrugëtimin e hartimit të planit të menaxhimit për ta bërë një model të mirë të ruajtjes së balancave mes biodiversitetit dhe ekoturizmit”, ka shkruar ministrja Kumbaro në rrjetet sociale.

Në bashkitë buzë Vjosës është kryer edhe faza e dytë e konsultimeve publike, me banorë, organizata dhe biznese, në një proces që siç thotë edhe Kumbaro, është shembulli më i mirë i evoluimit të koncepteve dhe rëndësisë që ka bashkëpunimi me sektorin privat.

Vjosa, lumi i fundit i egër në Europë është shpallur Park Kombëtar (Kategoria II e zonave të mbrojtura mjedisore), nga burimi i tij deri te derdhja në det, duke përfshirë të gjitha degët dhe i ofrohet mbrojtje e plotë kombëtare dhe ndërkufitare.

IUCN është një organizatë ndërkombëtare që punon në fushën e ruajtjes së natyrës dhe përdorimit të burimeve të qëndrueshme natyrore. Misioni i IUCN është të “ndikojë, inkurajojë dhe ndihmojë shoqëritë në mbarë botën për të ruajtur natyrën dhe për të siguruar që çdo përdorim i burimeve natyrore të jetë i barabartë dhe ekologjikisht i qëndrueshëm”.
Në të aderojnë mbi 1400 organizata qeveritare dhe joqeveritare. Rreth 16,000 shkencëtarë dhe ekspertë marrin pjesë në punën e komisioneve të IUCN mbi baza vullnetare.

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…