Kuvendi miraton rezolutën për Kosovën

Miratohet rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë për Kosovën me 101 vota pro dhe 1 abstenim


Miratohet rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë për Kosovën me 101 vota pro dhe 1 abstenim. Në përfundim të mocionit me debat dhe interpelancës, Kuvendi votoi pro rezolutës të sjell në Kuvend, e cila dënon sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës.

Kuvendi i Shqipërisë u mblodh të enjten në një seancë ku për 5 orë u diskutua për projektrezolutën në mbështetje të Kosovës. Të pranishëm në Kuvend ishin 106 deputetë, ndërkohë që në votim nuk u futën amendamentet e deputetit të PD-së, Kreshnik Çollaku. Po ashtu u votuan dhe projektligjet që ishin në rend të ditës javën e kaluar dhe që nuk u votuan pasi opozita bllokoi foltoren.

Rezoluta e miratuar sot në Kuvend bashkoi opozitën dhe mazhorancën. Ajo përbëhet nga tri pika.

“Rezoluta është në përputhje me angazhimet Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë dhe politikën e mbrojtjes së interesave strategjike kombëtare të përbashkëta midis Shqipërisë dhe Kosovës Ajo është në përkrahje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës dhe institucioneve të saj kushtetuese, si dhe të përpjekjeve për mbrojtjen e vlerave demokratike, sigurisë dhe paqes në Kosovë dhe në rajon; Thellësisht të shqetësuar për situatën e krijuar në Republikën e Kosovës pas sulmit të organizuar ushtarak dhe kriminal të një njësie terroristësh serbë në veri të vendit, më datë 24 shtator 2023”, lexohet në rezolutën e miratuar sot nga Kuvendi i Shqipërisë

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…