Hasani: Realizimi i objektivave të Procesit të Berlinit kërkon angazhim gjithëpërfshirës

Ministri i Jashtëm: Duhen krijuar politika, strategji e kuadër ligjor për të bërë të mundur këto reforma


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani deklaroi sot se “realizimi me sukses i objektivave të Procesit të Berlinit kërkon angazhimin e çdo segmenti të shtetit e shoqërisë”.

Në fjalën e mbajtur në konferencën për rolin e parlamenteve në procesin e Berlinit, Hasani u shpreh se “Procesi i Berlinit është një iniciativë që synon të nxisë reformimin dhe bashkëpunimin mes vendeve të rajonit, për të përafruar atë kësisoj me Bashkimin Europian”.

“Është pra një iniciativë që synon të mbështesë e të përshpejtojë procesin e integrimit. Si e tillë natyrisht kërkon reforma, kërkon transformim jo vetëm në aspektin diplomatik, pra në marrëdhëniet me fqinjët”, tha ai.

Sipas ministrit, “duhen krijuar politika, strategji e kuadër ligjor për të bërë të mundur këto reforma”.

“2 vjet më parë ne krijuam një zonë të lirë roaming mes vendeve të rajonit. Kurse në 1 tetor të këtij viti patëm edhe uljen e konsiderueshme të tarifave të roaming me BE. Po ashtu kemi korridoret e gjelbra, që ishin jetike gjatë periudhës së pandemisë për të mbajtur gjallë tregtinë e lidhjet logjistike me rajonin e Europën. Apo marrëveshjet për lëvizshmërinë e profesioneve të rregulluara, që u mundësojnë njerëzve të udhëtojnë më lehtë ose të shfrytëzojnë mundësitë e punës brenda Ballkanit Perëndimor”, tha Hasani.

Ndërkohë duke folur për samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë, Hasani u shpreh shpresëplotë që Samiti do të dalë me rezultate konkrete që do të përshpejtojnë rrugën e vendit tonë drejt tregut të përbashkët evropian dhe anëtarësimit në BE.

Sipas tij, “që këto procese kaq të rëndësishme të kurorëzohen me sukses, e të mos mbeten thjesht shprehje vullneti politik në letër, ato sigurisht kanë nevojë për përfshirjen e parlamentit”.

“Kuvendi i Shqipërisë, ashtu si edhe parlamentet e vendeve të tjera të Procesit, duhet të kenë edhe një rol proaktiv. Duke zhvilluar diplomacinë parlamentare, duke vendosur ura komunikimi e bashkëpunimi, duke formuluar iniciativa që nxisin integrimin, e kështu me radhë. Dhe në këtë aspekt, Kuvendi i Shqipërisë ka një eksperiencë e një ekspertizë vërtet të shkëlqyer”, tha ai.

Ministri theksoi se ekzistojnë të gjithë mundësitë, i gjithë vullneti politik, për një përfshirje më të madhe të parlamentit në Procesin e Berlinit.

Hasani informoi po ashtu mbi drejtimet tematike të Procesit të Berlinit, ku parlamentet kanë jo thjesht të drejtën, por edhe detyrimin për të bashkëpunuar.

“Së pari, në zgjidhjen e çështjeve bilaterale pasi dimensioni politik i Procesit të Berlinit ka krijuar një moment shumë të mirë për forcimin e marrëdhënieve mes shoqërive të Ballkanit Perëndimor. Së dyti, në promovimin e dimensionit ekonomik i cili fokusohet në zhvillimin e projekteve të përbashkëta infrastrukturore dhe rritjes së qëndrueshme në rajon. Së treti, në thellimin e dimensionit social i cili fokusohet në rëndësinë e shoqërisë civile dhe marrëdhënieve mes popujve”, tha ai.

Marrë nga ATSH

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.