Escobar: Marrëveshja e Ohrit të zbatohet sa më shpejt nga Kosova dhe Serbia

Stabiliteti në Ballkan dhe paqja më e gjerë rajonale ishin temat kryesore gjatë takimit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Escobar.


Zëvendësndihmës sekretarit amerikan, Gabriel Escobar ka theksuar rëndësinë e marrëveshjes së Ohrit dhe bëri thirrje për zbatimin e saj të shpejtë si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia.

Stabiliteti në Ballkan dhe paqja më e gjerë rajonale ishin temat kryesore gjatë takimit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Escobar.

Në njoftimin e OEAK-së thuhet se gjatë diskutimit në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, zëvendësndihmës sekretari Escobar nënvizoi lidhjen e rrënjosur thellë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës.

“Ai më tej theksoi rëndësinë e marrëveshjes së Ohrit dhe bëri thirrje për zbatimin e saj të shpejtë si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia”, citohet Escobar në komunikatë.

Delegacioni i Odës Amerikane, i udhëhequr nga drejtori ekzekutiv, Arian Zeka, foli për raste të mundësive të humbura të biznesit në Kosovë për shkak të tensioneve në rajon. Në përgjigje të kësaj, zëvendësndihmës sekretari Escobar theksoi se normalizimi i marrëdhënieve do të zhbllokonte rritjen signifikante ekonomike për Kosovën dhe rajonin më të gjerë.

Në komunikatë thuhet po ashtu se të dyja palët ranë dakord për rëndësinë e madhe të stabilitetit dhe paqes në Ballkan, si elemente themelore për prosperitet.

“Më tej, u diskutua për ndërlidhjen midis marrëdhënieve të normalizuara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe stabilitetit të përgjithshëm rajonal”, thuhet në njoftim.

Duke theksuar vizionin e përbashkët për të ardhmen, Escobar dhe përfaqësuesit e Odës Amerikane u pajtuan se rruga përpara për Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit varet nga hyrja e tyre në Bashkimin Evropian. Po ashtu në njoftim thuhet se ata u pajtuan se një integrim i tillë do të sillte një epokë të mundësive të shtuara ekonomike, si dhe do të forconte harmoninë rajonale. /KosovaPress/

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…