Hasani: Gati për konferencën e dytë ndërqeveritare Shqipëri-BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka marrë pjesë në forumin e hapur me temë “Zhbllokimi i progresit: E ardhmja evropiane e Ballkanit Perëndimor”.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka marrë pjesë në forumin e hapur me temë “Zhbllokimi i progresit: E ardhmja evropiane e Ballkanit Perëndimor”.

Ministri Hasani theksoi se forcimi i bashkëpunimit strategjik mbetet e vetmja rrugë drejt integrimit evropian të rajonit, teksa nënvizoi rolin proaktiv të Shqipërisë në këtë drejtim.

“Ne duhet të shohim gjithashtu nga ana e BE-së një angazhim të prekshëm ndaj besueshmërisë së perspektivës sonë të anëtarësimit në BE. Ne presim me padurim hapjen e negociatave për grupin themelor në Konferencën e Dytë Ndërqeveritare deri në fund të këtij viti. Kjo do të dërgonte një sinjal të rëndësishëm të besueshmërisë së perspektivës së BE-së për rajonin”, tha ai.

Kryediplomati shqiptar u shpreh se roli dhe angazhimi i shoqërisë civile për rritjen ekonomike, reformat institucionale dhe konvergjencën e rajonit me BE-në është gjithashtu thelbësor. /ATSH

“ALBAadpt”, Kumbaro: 35 mln euro për modernizimin e infrastrukturës dhe zbutjen e rreziqeve klimatike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, mori pjesë në takimin e organizuar për fillimin e ALBdapt

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“ALBAadpt”, Kumbaro: 35 mln euro për modernizimin e infrastrukturës dhe zbutjen e rreziqeve klimatike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, mori pjesë në takimin e organizuar për fillimin e ALBdapt