Balla: Lehtësimi i lëvizjes me ID mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfitime të shumta për banorët

Ministri i Brendshëm: Lëvizja me ID karta në rajon, vetëm forcon marrëdhëniet mes tyre.


Ministri i Brendshëm Taulant Balla u shpreh se lufta e paprovokuar e Rusisë ndaj Ukrainës nuk ka prekur vetëm Ukrainën dhe Europën, por edhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke krijuar një kontekst të ri gjeopolitik.

Në një forum të organizuar nga shoqëria civile, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, me temë “Thyerja e barrierave për bashkëpunimin në fushën e sigurisë, për çështjet e besimit mes institucioneve në rajon”, ministri Balla përsëriti se Shqipëria dënon ashpër sulmin e dhunshëm të armatosur kundër Policisë së Kosovës.

“Pushtimi rus ka theksuar rëndësinë gjeopolitike të Ballkanit Perëndimor edhe në mesin e skeptikëve, të cilët kanë kuptuar, shpresoj të jetë kështu, se prania dhe ndikimi rus në rajonin e Ballkanit Perëndimor mund të zbutet duke integruar plotësisht Ballkanin Perëndimor në BE.

Por, ka edhe një kontekst të ri gjeopolitik që lidhet me situatën e kohëve të fundit dhe provokimet ne veriun e Republikës së Kosovës, të cilën – dua të nënvizoj edhe një herë – se Shqipëria dënon në mënyrë më të ashpër sulmin e dhunshëm të armatosur kundër Policisë së Republikës së Kosovës më 24 shtator. Ky sulm është një akt kriminal dhe i rrezikshëm agresioni kundër stabilitetit, integritetit, pavarësisë, ligjit dhe rendit të Kosovës, por jo vetëm”, u shpreh ai, në konferencën ku mori pjesë dhe Ministri i Brendshëm i Kosovës, Sveçla.

Më tej, ministri i Brendshëm shqiptar tha se lëvizja me ID karta në rajon, vetëm forcon marrëdhëniet mes tyre.

“Regjimi i lëvizjes së Lehtësuar midis 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, i mundësuar përmes kartave të identitetit, për të cilat jam i lumtur të kem pjesë e përgjegjësisë në Ministrinë e Brendshme, përfaqëson një marrëveshje rajonale që nxit një rajon më koheziv, duke forcuar lidhjet dhe duke ofruar përfitime të shumta për banorët e tij”, nënvizoi Balla.

Për t’iu përgjigjur kërcënimeve në fushën kibernetike, Balla propozoi ngritjen e sistemit të paralajmërimit në kohë.

“Në përputhje me konsensusin e arritur gjatë Takimit Ministror të 14 Shtatorit, ekziston një rekomandim i fortë për bashkëpunim rajonal për të krijuar një qendër të sigurisë kibernetike, të cilën do të propozoj që të ngrihet në Tiranë. Kjo qendër do të vepronte si një pikë ndërlidhjeje për shkëmbimin e praktikave dhe përvojave më të mira, duke njohur si natyrën ndërkufitare të kërcënimeve, ashtu edhe brishtësinë e qenësishme të kornizave tona teknologjike. Krimet kibernetike kërkojnë fokus të specializuar dhe vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kultivojnë më tej një bashkëpunim të qëndrueshëm në këtë fushë”, theksoi Balla.

Marrë nga ATSH

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…