Michel: BE dhe Ballkani Perëndimor të bëhen gati për zgjerimin deri në 2030

Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel ka ritheksuar angazhimin e Bashkimit Europian për t’u zgjeruar dhe për të pritur anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.


Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel ka ritheksuar angazhimin e Bashkimit Europian për t’u zgjeruar dhe për të pritur anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë fjalës së mbajtur në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë, Michel tha se duhet nxituar bashkëpunimin midis Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian duke patur integrimin në BE si dritën integruese.

Ai shtroi pyetjen: A është BE-ja e kënaqur vetëm të menaxhojë kriza, apo duam të udhëheqim dhe formëzojmë të ardhmen?

Në fakt, vijoi ai, “pati një përgjigje të fortë dhe të qartë: Duam të udhëheqim dhe formëzojmë të ardhmen”.

Michel tha se, “zgjerimi është pjesë e kësaj përgjigje, sepse zgjerimi është investim në paqen dhe begatinë qoftë të BE-së ashtu dhe të anëtarëve tanë të ardhshëm dhe Procesi i Berlinit luan një rol të rëndësishëm për të nxitur bashkëpunimin efektiv dhe operativ midis partnerëve të BP dhe BE-së, duke patur integrimin në BE si dritën orientuese”.

“Në fakt rrugëtimi juaj ka nisur më shumë se 20 vite më parë në BP dhe megjithatë ka qenë një rrugë mjaft e ngadaltë, shumë e ngadaltë, zhgënjyese për ju në rajon dhe për ne BE. Por ama të gjithë e dimë se tashmë është koha për të realizuar premisën tonë. Natyrisht, na duhet të bëjmë shumë që të jemi gati nga të dyja palët. Partnerët dhe miqtë tanë në rajon, ju e dini që duhet të realizoni angazhimet tuaja, duke e nisur me reformat e nevojshme, e ne në BE duhet të përgatitemi për të mirëpritur anëtarët e rinj deri në 2030 për t’u zgjeruar dhe e di që ky afat, është hasur me disa skepticizma në rajonin tuaj, sepse keni pritur për një kohë të gjatë, dhe e di Edi, që e keni krahasuar zgjerimin me një nuse dhëndri i së cilës nuk vjen asnjëherë në dasëm. Megjithatë ne po e përgatisim këtë dasëm”, tha ai.

Michel tha se “duhet të bëjmë gjërat të lëvizin nëpërmjet bërjes së reformave nga ana juaj. Duhet të bëhemi gati për zgjerimin e ardhshëm. Asnjëherë më shumë se sot duhet të rrimë krahpërkrah me njëri-tjetrin. Do të jemi më të fortë për të vendosur standarde edhe për të mbrojtur interesat e përbashkëta”.

“Në BE zgjerimi është dhe do të mbetet gjithmonë një proces i bazuar në meritë dhe në fakt duhet të nisë, duhet të bëjmë që gjërat të lëvizin dhe se është e nevojshme bërja e reformave nga ana juaj që janë të nevojshme dhe gjithashtu nga ana jonë për të nisur debatin për të ardhmen e BE-së”, tha ai.

Michel vuri në dukje se në Granadë, bashkë me liderë të tjerë të BE-së, për këtë temë u ra dakord që duhet të bëhen gati për zgjerimin e ardhshëm.

Ai theksoi ese lufta në Ukrainë e ka përqendruar vëmendjen tonë te gjeopolitika. “Ne së bashku me ju, BP, do të jemi më të fortë për të vendosur standarde, për të bashkëpunuar dhe nxitur vlerat tona dhe për të mbrojtur interesat e përbashkëta”, tha ai.

“Ju i keni bërë objektivat tuaja të anëtarësimit në BE, të qartë si kristali, dhe ne duam që ju të keni sukses dhe t’ju mbështesim në këtë rrugëtim dhe këtë do ta bëjmë përmes integrimit gradual me politikat e BE-së dhe ky integrim mund të ndodhë në fusha të ndryshme sidomos në tregun e përbashkët ekonomik. Së dyti, edhe realizimi i tregut të përbashkët rajonal do të nxisë këtë integrim, do ta bëjë më tërheqës për investime dhe një marrëveshje e re për njohjen e kualifikimeve do të nënshkruhet sot”, tha ai.

Ai vuri në dukje se edhe tri marrëveshjet e lëvizshmërisë që janë nënshkruar do të ratifikohen nga të gjitha palët, sepse do të jenë në përfitim qoftë nga BP, edhe BE.

Së fundi, vijoi Michel, “nuk mund të lëmë konfliktet dypalëshe të na mbajnë peng, mund të jenë më të dhimbshme, por duhet bërë. Mos i lini fantazmat e të shkuarës t’ju vjedhin të ardhmen. Në fakt tensionet midis Serbisë dhe Kosovës e kanë sjellë këtë në vëmendje. Nuk ka asnjë bashkëpunim pa pajtim dhe nuk ka një ardhme të qëndrueshme pa pajtim dhe të gjithë e dimë që pajtimi kërkon kurajo politike dhe fokus tek e ardhmja”.

“Të rinjtë dhe qytetarët duan një të ardhme më optimiste, të drejtë, të begatë dhe plot mundësi dhe ne mund të bëjmë ndryshimin dhe mund ta bëjmë realitet së bashku nga i gjithë kontinenti ynë. Ju mund të mbështeteni në bashkëpunimin tonë”, deklaroi Michel.

(Marrë nga ATSH)

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.