Përurohet Kolegji Europian në Tiranë, Mogherini: Nis aktivitetin vitin e ardhshëm

Në ambientet pranë Piramidës pas samitit të Procesit të Berlinit u përurua këtë të hënë edhe Kolegji Europian në Tiranë.


Në ambientet pranë Piramidës pas samitit të Procesit të Berlinit u përurua këtë të hënë edhe Kolegji Europian në Tiranë. Rektorja Federica Mogherini u shpreh se aktiviteti i kolegjit do të nisë vitin e ardhshëm.

“Po e përurojmë sot në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit këtu në Tiranën e bukur në këtë vendndodhje të mrekullueshme, zyrën e parë të kolegjit të Europës këtu në Tiranë që do të udhëheqë rrugën për ngritjen e degës sonë që do të nisë aktivitetet shtatorin e ardhshëm 2024-2025”, tha Mogherini.

Ajo u shpreh krenare për këtë arritje.

“Pas kësaj zyre do të kemi rezidencën për studentët, klasat dhe objektin për të nisur mësimdhënien vitin e ardhshëm”, u shpreh ajo.

Sipas Mogherini-t kolegji do të sjellë studentë nga i gjithë rajoni, ndërsa theksoi se diploma do të jetë e akredituar nga autoritetet holandeze./tvklan.al

“ALBAadpt”, Kumbaro: 35 mln euro për modernizimin e infrastrukturës dhe zbutjen e rreziqeve klimatike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, mori pjesë në takimin e organizuar për fillimin e ALBdapt

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“ALBAadpt”, Kumbaro: 35 mln euro për modernizimin e infrastrukturës dhe zbutjen e rreziqeve klimatike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, mori pjesë në takimin e organizuar për fillimin e ALBdapt