Nënshkruhet marrëveshja rajonale e kualifikimeve profesionale
Nënshkrimi i marrëveshjes për njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve profesionale ka si qëllim njohjen e 7 profesioneve në vendet e BE-së
Liderët më të rëndësishëm të vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor tashmë janë zhvendosur te Piramida e Tiranës, ku pritet të diskutohet për marrëveshjet kryesore që do të nënshkruhen.
Nënshkrimi i marrëveshjes për njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve profesionale ka si qëllim njohjen e 7 profesioneve në vendet e BE-së, duke lehtësuar më tej lëvizjen e profesionistëve dhe shfrytëzimin e potencialit të madh të burimeve tona njerëzore.
Këtë marrëveshje e ka nënshkruar kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai i Malit të Zi Dritan Abazoviç, i Maqedonisë Dimitar Kovaçevski dhe kryeministrja serbe Ana Bërnabiç.