Veliaj: Piramida e Tiranës do të jetë një qendër e teknologjisë për të rinjtë

Piramida e Tiranës u inaugurua në përmbyllje të punimeve të samitit të Procesit të Berlinit që u mbajt në kryeqytetin shqiptar


Piramida e Tiranës u inaugurua mbrëmjen e kësaj të hëne, në përmbyllje të punimeve të samitit të Procesit të Berlinit që u mbajt në kryeqytetin shqiptar. Në fjalën e tij kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj vuri në dukje se inaugurimi i Piramidës vjen në ditën e lindjes së diktatorit Enver Hoxha dhe se armiqtë e padukshëm të tij janë sot në Tiranë, jo si simbol i izolimit, por si simbol i hapjes së Piramidës.

“Nëse mendon për një moment që sot, 16 Tetor, në ditëlindjen e Enver Hoxhës, njeriu i cili e drejtoi këtë vend, (jo nuk meriton duartrokitje, ju lutem më dëgjoni deri në fund), dhe që iu dedikua kjo piramidë, sepse ai ishte si faraon dhe faraonëve u dedikohet një piramidë. Dhe nëse i shihni këto flamuj, gjatë regjimit të tij, përveç atij shqiptar, të gjithë të tjerët ishin rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë. Armiqtë e padukshëm, që nuk u shfaqën kurrë pavarësisht gjithë bunkerëve që ndërtuam, janë sot këtu për të festuar jo si simbol i izolimit, por si simbol i hapjes së piramidës së Tiranës”.

Dikur një simbol i zymtë, sot Piramida e Tiranës do të jetë një qendër e teknologjisë për të rinjtë si një mesazh domethënës i triumfit të lirisë mbi shtypjen, i së ardhmes mbi të shkuarën

Lexo më shumë nga

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…