Silvinjo: Me Bullgarinë nuk është thjesht një miqësore

Trajneri Sylvinho në konferencën për shtyp para ndeshjes tha se do të bëjë ndryshime


Kombëtarja shqiptare pasditen e së martës do të luajë ndeshjen miqësore me Bullgarinë në Air Albania Stadium, një ndeshje kjo që vjen pas fitores së madhe me Çekinë në kualifikueset e Euro 2024.

Trajneri Sylvinho në konferencën për shtyp para ndeshjes tha se do të bëjë ndryshime dhe se nuk e sheh sfidën me Bullgarinë si një miqësore.

“E kam humbur konceptin e miqësores, kemi dërguar një person nga stafi ynë për të parë nga afër Bullgarinë, ata kanë lojtarë në veçanti, sidomos numrin 4, janë lojtarë të gjatë. Është normale që do të bëhen ndryshime 3-4, sepse duhet ruajtur dhe grupi që kemi formuar. Unë kam ndjekur diçka nga Bullgaria, në ndeshjet e grupeve. Dy pikë dhe nuk është e drejtë, por unë mendoj se është një skuadër shumë e rëndësishme. Mbrohen mirë me një bllok me 5 lojtarë, me futbollistë të gjatë dhe të fortë fizikisht”, tha ai.

Së fundmi filluan të qarkullonin zëra për një përplasje mes trajnerit dhe sulmuesit Armando Broja para ndeshjes me Çekinë, me Sylvinhon që qartësoi gjithçka.

“Nuk ka ndodhur asgjë. Ai vjen nga një dëmtim rreth 10-mujor, një kohë shumë e gjatë. Ka luajtur pak kohët e fundit me Chelsea-n dhe në ndeshjen e fundit atje ka luajtur vetëm pjesën e parë. Kishte një problem dhe erdhi këtu. Pasi provuam, në bashkëpunim me mjekët e Chelsea-t, vendosëm që ai nuk është në gjendje për të luajtur, ndaj u kthye atje për t’u ndjekur nga stafi i klubit anglez. Duhet shumë kujdes pas një dëmtimi si ky, ndaj është më mirë që ta ndjekin mjekët e Chelsea-t. Kjo është 100% e saktë mbi atë që ka ndodhur”, u shpreh Sylvinho.

Ne konferencë me trajnerin ishte edhe portieri Tomas Strakosha.

“Jemi të lumtur, grupi është shumë pozitiv kjo është ajo që na ka munguar këto vite. E meritojmë kualifikimin duke arritur edhe vendin e parë, jemi të bashkuar dhe ndaj vijnë edhe rezultatet. Nuk e kisha menduar, tani e mendojmë të gjithë do të jetë e bukur. Shumë lojtarë luajnë në skuadra të mëdha me shumë eksperiencë, e kemi ekipin për të marrë edhe më shumë nga hera e fundit në Europian”, tha Strakosha.

Lexo më shumë nga

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…