Hasani kryeson takimin, Shqipëria sjell Kosovën në fokus të Këshillit të Sigurimit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka kryesuar takimin e posaçëm të formatit Arria të Këshillit të Sigurimit.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka kryesuar takimin e posaçëm të formatit Arria të Këshillit të Sigurimit, ku me ftesën e Shqipërisë, Kosova përmes Presidentes Vjosa Osmani ka mbajtur fjalën në tryezën më të lartë vendimmarrëse në botë.

Ministri Hasani theksoi se, dhuna seksuale e lidhur me konfliktin është një krim lufte dhe mbetet një sfidë thelbësore e sigurisë globale, teksa nënvizoi se bota mund të mësojë shumë nga Kosova lidhur me këtë çështje.

“Dhuna seksuale vazhdon të përdoret si një taktikë lufte dhe terrori. Mosndëshkimi përjetëson kulturën e dhunës dhe minon përpjekjet për ta çrrënjosur atë. Duhet të dëgjohet zëri i mbi 20 mijë grave dhe vajzave të dhunuara gjatë konfliktit në Kosovë. Viktimave dhe të mbijetuarve nuk duhet t’u mohohet drejtësia. Duhet të ndërmarrim hapa konkretë për parandalimin e dhunës. Të sigurohet mbrojtja e individëve, ndëshkimi i autorëve dhe dëmshpërblimi i viktimave. Angazhimi i Shqipërisë në këtë drejtim mbetet i palëkundur”, tha ai.

Kryediplomati shqiptar në fjalën e tij, gjithashtu u ndal tek vajzat e gratë e rrëmbyera nga terroristët e Hamasit, të cilat po mbahen diku në Gaza në kushte të tmerrshme.

“Ne bëjmë thirrje për lirimin e tyre të menjëhershëm dhe pa kushte”, tha ministri Hasani.

Në takimin për “Parandalimin dhe reagimin ndaj dhunës seksuale të shkaktuar nga konfliktet”, Presidentja Vjosa Osmani foli për eksperiencën e Kosovës lidhur me këtë rast teksa vuri theksin në rëndësinë e llogaridhënies.

“Autorët e këtyre krimeve nuk njohin kufij. Ata nuk ndalen para asgjëje. Ata shkatërrojnë jetën. Ata nuk duan të shkatërrojnë vetëm kombe apo vende. Ata duan të shkatërrojnë besimin tonë në njerëzimin. Ata duan të dehumanizojnë njerëzit”, tha ajo.

Pjesëmarrës në këtë takim ishin edhe përfaqësuese nga Bosnje dhe Hercegovina apo Ukraina, të cilët sollën eksperiencat e tyre të dhimbshme por njëherësh edhe përvojat për ndërtimin e modeleve në mbrojtje të viktimave të dhunës.

Marrë nga ATSH

“ALBAadpt”, Kumbaro: 35 mln euro për modernizimin e infrastrukturës dhe zbutjen e rreziqeve klimatike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, mori pjesë në takimin e organizuar për fillimin e ALBdapt

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“ALBAadpt”, Kumbaro: 35 mln euro për modernizimin e infrastrukturës dhe zbutjen e rreziqeve klimatike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, mori pjesë në takimin e organizuar për fillimin e ALBdapt