Surpriza e Ramës për liderët e samitit të Procesit të Berlinit

Kryeministri Edi Rama ndau sot një prapaskenë nga Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë.


Kryeministri Edi Rama ndau sot një prapaskenë nga Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë.

Kryeministri publikoi momentin ku gjatë drekës në restorant “Padam”, liderët evropianë morën dhuratë simbolike, pjata të pikturua nga kreu i qeverisë. Pjata ishin futur brenda një kutie pice dhe kishin të shkruar nga një mesazh në gjuhën e çdo lideri evropian.

MIRËMËNGJES ? dhe me një prapaskenë nga Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, ju uroj një ditë të mbarë?

MIRËMËNGJES ?

dhe me një prapaskenë nga Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, ju uroj një ditë të mbarë?

Posted by Edi Rama on Wednesday, October 18, 2023

Biseda e plotë mes kryeministrit Edi Rama dhe liderëve evropianë

Rama: Dreka po vjen. E kam përgatitur vetë për ju. Aleksandër, shumëllojshmëri për ju.

-Pica.

Mark Rutte: Kjo është e mahnitshme.

-Dhe veçanërisht, kuzhinjeri.

-Mark Rutte: Ou, këtu paska nje peshk të pikturuar në pjatë. Si e bëtë këtë?

—po në gjuhën time…në gjuhën time…

-Rama: Janë punime me dorë. Unë punoj si i çmendur për ju. Te gjitha janë bërë me dorë. Unë e dua Evropën. Cfarë do të thuash?….Pra mund ta shikoni se çfarë mund të bëjë dashuria për ju, Olaf?

…Më bën shumë përshtypje. Është e bukur.

-Rama: Dhe në sërbisht? Mos kam bërë ndonjë gabim?

-Jo…

-Rama: E vetmja gjuhë të cilën e gjeta shumë të komplikuar ishte hungarishtja. Por, unë i dhashë për presidentin, për Fabricion. Xhordan pritet te vijë….

Rama: Në këtë pjatë mund të bësh edhe spageti.

Mark Rutte: Jeni me të vërtetë i veçantë. Ja, përsëri. Do të dëshiroja të kisha 10% të aftësive të tua innovative.

Rama: Por, ju nuk keni pse, ju drejtoni një vend ku inovacioni është në majë.

Mark Rutte: Po, ashtu është.

Ursula von der Leyen: Ne po ju arrijmë, Mark.

…Faleminderit shume (duartrokitje…)

Rama: Do të doja t’ju thoja diçka. Kur ju vini në këtë vend, jo vetëm për mua-sepse ne jemi miq- por, është një gjë shumë e rëndësishme. Kjo na bën të ndihemi se i përkasim këtij komuniteti. Kjo ka qenë gjithmonë një ëndërr, por që nuk është arritur kurrë. Gjatë gjithë shekujve kur ne duhej të zgjidhnim këtë rrugë, këtë nuk e bënim dot sepse në fillim otomanët dhe më pas princi rus me një princeshë hollandeze dhe më pas fashizmi, më pas komunizmi, sovjetikët, Kina…pra, ne nuk mund të zgjidhnim, Dhe hera e parë në histori kur njerëzit dolën në rrugë, sepse ne ishim të izoluar, pra, atëherë të rinjtë thirrën se ne e duam Shqipërinë ashtu si gjithë Evropa. Evropa ka qenë gjithmonë një obsession. Dhe nëse do të shikoni Euro-barometrin, Shqipëria është vendi më optimist për Evropën. Dhe prandaj, unë i jam mirënjohës në radhë të parë Olafit, sepse ai vendosi ta sjellë samitin në Tiranë, por edhe Ursules, Markut, Pedros…natyrisht, nuk ishte e lehtë për ju….tani ju duhet të bënë një koalicion të ri..Dua t’ju them se BE-ja në këtë vend është një yll dhe çdo grup që vjen në këtë vend është si të vinte një bandë roku, më besoni për këtë. Dhe vetëm kjo i bën njerëzit të ndihen të respektuar, ta ndjejnë veten se i përkasin këtij komuniteti dhe të ndihen të motivuar. Ju ja vleni për pikturat e mia të bëra me dorë. Këto nuk mund të kopjohen sepse janë kopje unike.

Mark Rutte: Pra, po t’i shohim në Internet, e dimë këtë.

Rama: Janë punime me dorë. Gëzuar! Gjithë të mirat!

Rama: Kemi edhe organizatat ndërkombëtare, kështu që ata mund të flasin dhe ne të merremi me çështje bilaterale. Ne fund të fundit, edhe Banka Evropiane për Zhvillim apo kushdo tjetër do të shkojë te Gjermania për të marrë paratë.

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.