Manja viziton burgun Pentoville në Britaninë e Madhe: Mbrojtje shtetasve shqiptarë

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka zhvilluar një vizitë në burgun e Pentonville, në Britaninë e Madhe, ku u takua me të dënuar shqiptarë.


Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka zhvilluar një vizitë në burgun e Pentonville, në Britaninë e Madhe, ku u takua me të dënuar shqiptarë.

Ministri Manja teksa publikoi foto nga takimi, ka ndarë dhe disa detaje mbi takimin, shqetësimet dhe mbrojtjen që do t’u garantohet shtetasve tanë në vazhdimësi. Në Pentonville vuajnë dënimin e tyre rreth 60 shqiptarë.

“Takimi me një grup prej 18 të dënuarish shqiptarë në këtë burg, ishte mundësi e mirë për të mbajtur shënim të gjitha shqetësimet e tyre. Pamë nga afër respektimin e të drejtave dhe trajtimin e të dënuarve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar”, bëri të ditur Manja.

“Asistenca me përkthimin në gjuhën shqipe, librat shqip, takimet me familjarët dhe respektimi i orëve të ajrimit, ishin disa nga shqetësimet e ngritura nga ana e tyre.

Shprehën interesim edhe për marrëveshjen e transferimit të tyre, për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit në Shqipëri”, vijon Manja.

“Pas takimit, patëm mundësinë që shqetësimet e tyre t’i bisedonim jo vetëm me autoritetet e burgut në Pentonville, por dhe me Damian Hinds, ministrin e Shtetit për Burgjet, për ta adresuar trajtimin e tyre në nivel të të gjitha burgjeve në Mbretërinë e Bashkuar. U dakordësuam për një projekt të shpejtë midis Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe autoriteteve britanike që menaxhojnë burgjet, për sjelljen e librave në gjuhën shqipe në çdo burg ku aktualisht ka shqiptarë të dënuar dhe të paraburgosur”, tha ministri i Drejtësisë.

Sipas tij, “projekti i edukimit dhe rehabilitimit të tyre dhe mundësia për të ruajtur kontaktet me familjet e tyre në Shqipëri do të jetë pjesë e një projekti në vazhdim, pas zbatimit të marrëveshjes së transferimit”. (ATSH)

Lexo më shumë nga

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.