Kryeparlamentari kanadez pret Nikollën: Vlerësojmë lidershipin e fortë të Shqipërisë në KS të OKB dhe NATO

Në vijim të vizitës zyrtare në Kanada, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u takua me kryetarin e Dhomës së Komuneve të Kanadasë, Greg Fergus.


Në vijim të vizitës zyrtare në Kanada, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u takua me kryetarin e Dhomës së Komuneve të Kanadasë, Greg Fergus.

Delegacioni i Kuvendit ishte i pari që u prit nga kryetari i sapozgjedhur i Dhomës së Komuneve.

Në takim ishin të pranishëm zëvendëskryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj, deputeti Eduard Ndreca dhe ambasadori Ermal Muça.

Kryetarja Nikolla vuri në dukje se, “gjatë 36 vjetëve të marrëdhënieve diplomatike, Kanadaja është një mike dhe partnere e çmuar, me kontribut të rëndësishëm në zhvillimin, demokratizimin dhe rrugëtimin evropian të Shqipërisë. Me Kanadanë na lidh bashkëpunimi në NATO, OSBE dhe OKB, sidomos vitet e fundit kur Shqipëria shërben si anëtare e KS dhe prej 10 tetorit edhe si anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut. Në këtë partneritet na ndihmojnë vlerat e përbashkëta, përkushtimi për paqen, të drejtat e njeriut dhe përballimin e sfidave globale. Të dy vendet tona do të bashkëpunojnë për luftën kundër terrorizmit, sigurinë kibernetike, mbështetjen e Izraelit përballë sulmeve të Hamasit, të Ukrainës përballë agresionit të Rusisë, dhe ndihmën ndaj refugjatëve afganë”.

Nikolla shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Kanadasë për pavarësinë, zhvillimin, demokratizimin dhe njohjen ndërkombëtare të Kosovës dhe nënvizoi se të dy vendet tona do të bashkëpunojnë edhe për mbrojtjen e stabilitetit e integritetit të Kosovës dhe nxitjen e dialogut me Serbinë, mbështetur në zgjidhjet e ofruara nga SHBA dhe BE.

Kryetarja Nikolla e informoi homologun edhe mbi Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë dhe lidershipin e kontributin e Shqipërisë në integrimin rajonal.

Duke vlerësuar Kanadanë si një investitor i rëndësishëm në Shqipëri, Nikolla i sugjeroi homologut Fergus rritjen e investimeve kanadeze në sektorët e energjisë, minierave, bujqësisë, digjitalizimit, mbrojtjes kibernetike etj. Për këtë do të shërbente edhe riaktivizimimin i Fondit Kanadez për Nismat Lokale, hapja e Ambasadës në Tiranë dhe finalizimi i marrëveshjeve për mbrojtjen e investimeve dhe shmangien e taksimit të dyfishtë.

Kryetari i Dhomës së Komuneve, Greg Fergus shprehu kënaqësinë se delegacioni i Kuvendit ishte i pari delegacion i huaj që pret pas zgjedhjes në detyrë. Dhoma e Komuneve është shumë e interesuar për zgjerimin e bashkëpunimit me Kuvendin e Shqipërisë. Bashkëpunimi parlamentar do të mbështesë dy vendet tona për të përballuar sfidat e përbashkëta globale.

Fergus vlerësoi lidershipin e fortë të Shqipërisë në KS të OKB dhe në NATO dhe nënvizoi se në këto aspekte Kanadaja ka ç’të mësojë nga Shqipëria. Dhoma e Komuneve do të nxisë rritjen e investimeve dhe shkëmbimeve ekonomike e tregtare me Shqipërinë, sepse Kanadaja është një vend tregtar dhe ekonomia e tregtia afrojnë vendet dhe popujt.

Marrë nga ATSH

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…