Ekonomia kineze rritet më shpejt se parashikohej në tremujorin e tretë

PBB-ja e Kinës u rrit 5.2 për qind në tre tremujorët e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, treguan të dhënat zyrtare të mërkurën.


PBB-ja e Kinës u rrit 5.2 për qind në tre tremujorët e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, treguan të dhënat zyrtare të mërkurën.

Rritja në nëntë muajt e parë të vitit ka vënë një themel të fortë për arritjen e objektivit vjetor të rritjes së Kinës prej 5 për qind, tha Sheng Laiyun, zëvendësdrejtori i Zyrës Kombëtare të Statistikave.

PBB-ja e Kinës në tremujorin e tretë u shtua 4.9 për qind, duke i tejkaluar parashikimet e analistëve për një rritje prej 4.4 për qind sipas një sondazhi nga “Reuters”.

“Përtëritja e Kinës po rifiton ritmin në një mënyrë më të qëndrueshme, kryesisht falë konsumit të madh gjatë verës dhe prodhimit industrial më të fortë sesa pritej,” tha për CGTN-in Bruce Pang, kryeekonomisti dhe kreu i kërkimeve në degën e JLL për Kinën.


Foto nga VCG

Nga janari deri në shtator, investimet në pasuritë fikse u rritën me 3.1 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Gjatë së njëjtës periudhë, prodhimi industrial me vlerë të shtuar u rrit me 4.0 për qind dhe shitjet me pakicë të mallrave të konsumit u shtuan me 6.8 për qind. Të dy shifrat i kaluan parashikimet e analistëve.

Sheng vuri në dukje se norma e papunësisë urbane ra me 0.2 pikë përqindjeje, duke arritur në 5.0 për qind në shtator dhe duke rënë për dy muaj me radhë.

Përmirësimi i gjendjes së punësimit është një tregues shumë i rëndësishëm i rimëkëmbjes ekonomike dhe tregon një ndryshim pozitiv, shtoi Sheng.

Kina ka marrë një sërë masash me objektiv të saktë për zgjerimin e kërkesës dhe rritjen e besimit të tregut në tremujorin e tretë, duke përfshirë uljen e normës së rezervës së kërkuar e lehtësimin e kufizimeve në tregun e pronave.

Foto nga VCG

Politikat fiskale e industriale në vend të stimulimit monetar do të jenë të nevojshme për të vijuar rimëkëmbjen, theksoi Pang, duke shtuar që mbështetja me politika duhet bërë në “një mënyrë graduale dhe të qëndrueshme.”

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikoi të mërkurën që ekonomia kineze do të rritet me 5 për qind në vitin 2023, në përputhje me parashikimet e qeverisë.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Rama: Shqipëria shkon në BE vetëm nëse nuk humbasim asnjë minutë në 11 maj

Kryeministri njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot nga Erseka në rrugën e re të Vjosës, që do…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Shqipëria shkon në BE vetëm nëse nuk humbasim asnjë minutë në 11 maj

Kryeministri njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot nga Erseka në rrugën e re të Vjosës, që do…