Panairi “Agrotech Expo 2023”, Civici: Mundësi bashkëpunimi në fushën e inovacionit në bujqësi

Panairi ka bërë bashkë sipërmarrës që operojnë në sektorë të ndryshëm të bujqësisë


Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Enio Civici mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Bujqësisë “Agrotech Expo 2023”, që mbahet në Tiranë nga data 18 deri më 20 tetor.

Panairi ka bërë bashkë sipërmarrës që operojnë në sektorë të ndryshëm të bujqësisë dhe prezantojnë në këtë aktivitet një larmishmëri produktesh bujqësore, që nga ushqimi organik dhe agroturizmi, deri tek ambalazhimi dhe inovacioni në makineritë bujqësore.

Zv/ministri Civici vlerësoi cilësinë e produkteve që prezantohen në këtë panair si të njëjtë me atë të produkteve ndërkombëtare.

“Kjo vjen si sukses i politikave të qeverisë shqiptare në mbështetje të fermerit dhe përfshirja e teknologjisë dhe inovacionit në sektor, faktorë të cilët kanë ndihmuar në rritjen e cilësisë së prodhimeve dhe konkurrueshmërisë në tregjet e eksportit”, u shpreh Civici.

Fokusi i këtij panairi është të bëjë bashkë sipërmarrësit e agrobiznesit në Shqipëri me kompanitë e huaja nga vende si Kosova, Greqia, Spanja, Serbia, Holanda dhe Gjermania, të cilët janë të pranishëm në panair gjatë 3 ditëve.

Gjatë panairit pritet të zhvillohet dhe konferenca e vajit të ullirit, pasi është konstatuar potenciali i madh që ka ky sektor, për shkak të kërkesës së lartë. Kjo do të ndihmojë në rritjen e të ardhurave të fermerëve.

Ndërkohë tjetër faktor kryesor për zhvillimin e sektorit është edhe prezantimi i teknologjive të reja, përdorimi i të cilave sjellin efikasitet në prodhim.

Marrë nga ATSH

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…