Skena e lashtë e Vitit të Ri egjiptian, u zbulua në çatinë e një tempulli 2200-vjeçar

Një skenë mahnitëse e Vitit të Ri, e pikturuar nga egjiptianët e lashtë është zbuluar nga studiuesit


Nga Live Science

Një skenë mahnitëse e Vitit të Ri, e pikturuar nga egjiptianët e lashtë është zbuluar nga studiuesit, që restaurojnë vepra arti në tavanin e Tempullit të Esna, një tempull 2200 vjeçar, që iu nënshtrua një rinovimi të madh rreth 2000 vjet më parë kur romakët kontrolluan Egjiptin.

Pikturat tregojnë hyjnitë egjiptiane Orion (i quajtur edhe Sah), Sothis dhe Anukis në varkat fqinje me perëndeshën e qiellit, Nut, duke gëlltitur qiellin e mbrëmjes sipër tyre – një mitologji që detajon Vitin e Ri egjiptian, bëhet prezente sipas një deklarate nga Universiteti i Tübingen në Gjermania, e cila drejtoi restaurimin së bashku me Ministrinë egjiptiane të Turizmit dhe Antikiteteve.

Tavani i tempullit të lashtë egjiptian përpara restaurimit ishte i mbuluar me pluhur dhe blozë mijëravjeçare. Pas restaurimit zbulohet ikonografia e perëndisë egjiptiane me katër koka dashi, ndoshta një paraqitje e perëndisë së diellit në orën e gjashtë të ditës.

Në përshkrim, Orioni përfaqëson plejadën me të njëjtin emër, ndërsa Sothis përfaqëson Siriusin, një yll i cili ishte i padukshëm në qiellin e natës në Egjiptin e lashtë për 70 ditë të vitit përpara se të bëhej sërish i dukshëm në lindje, atë ditë duke shënuar të Renë e lashtë egjiptiane. Nili përmbytej sezonalisht në këtë kohë, dhe egjiptianët e lashtë besonin se rreth 100 ditë pas shfaqjes së Sirius, perëndeshë Anukis ishte përgjegjëse për tërheqjen e ujërave të përmbytjes së Nilit.

Viti i Ri i lashtë egjiptian do të kishte ndodhur në mes të korrikut në kalendarin tonë, tha për Live Science Leitz.

Vepra e artit e Vitit të Ri është e fundit nga disa zbulime që shkencëtarët kanë bërë në Tempullin e Esnas, pikturat e të cilit u errësuan nga bloza, papastërtia dhe madje edhe jashtëqitjet e shpendëve prej dy mijëvjeçarësh. Për pesë vitet e fundit, shkencëtarët kanë pastruar tavanin, duke zbuluar një sërë imazhesh duke përfshirë përshkrime të zodiakut të lashtë dhe yjësi të ndryshme astronomike, perëndesha mitologjike dhe më shumë se 200 mbishkrime që ishin të panjohura më parë. Tempulli nuk duket se i kushtohet një perëndie të vetme dhe analiza e mbetjeve të tij mund t’i lejojë studiuesit të kuptojnë qëllimin e dekorimeve të saj.

Përgatiti: Albert Vataj

Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumoni produkte lokale për të ndihmuar familjet e zonës

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi tregun e gjelave në Baldushk, një zonë e njohur për rritjen e…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumoni produkte lokale për të ndihmuar familjet e zonës

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi tregun e gjelave në Baldushk, një zonë e njohur për rritjen e…