Kryediplomati kinez takime me Prefekten dhe Kryebashkiakun e Elbasanit

I Ngarkuari  me Punë, Wang Dexin takon Prefekten Majlinda Peza dhe Kryebashkiakun Gledian Llatja


Prefektja e qarkut të Elbasanit Znj. Majlinda Peza priti në një takim zyrtar në institucionin që drejton me Të Ngarkuarin  me Punë të Ambasadës së Kinës, Wang Dexin. Pas shtrëngimit të duarve mes dy zyrtarëve të lartë, biseda u përqendrua te mardhëniet e hershme midis dy vendeve, Kinë-Shqipëri dhe kontributi disa vjecar i Kinës në një qytet industrial si Elbasani. Prefektja Peza u kujdes t’i përcillte një informacion të plotë ambasadorit kinez për Qarkun dhe bashkinë e Elbasanit, duke e njohur me resurset dhe potencialet që posedon dhe mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen në fushën e turizmit dhe më gjërë.

Elbasani ka një lidhje të ngushtë me Kinën. Ne këtu kemi një lagjie që njihet “Kinezët”, ndaj herën tjetër që do të vini do tju shoqëroj ta vizitoni.Në zonën industriale deri në vitet 90-të ka pas ekzistuar teknologjia Kineze , por që fatkeqësisht sot janë rrënuar. Do ishte e mira që ne ti rikthenim investimet në zonat industriale, ndaj kontributi dhe ndihma juaj do të ishte e vyer-citoi ndër të tjera Znj.Peza.

Ambasadori kinez e informoi prefekten se vizitën e sotme në Elbasan e kishte nisur duke vizituar zonën industriale në Elbasan . Në vijim u shpreh i hapur dhe dashamirës ndaj të tjera bashkëpunimeve mes dy vendeve, vecanërisht në fushën e industrisë.

Në fakt sot para se të vija në takim u ndala fillimisht në zonën industrial. Jam i habitur sesi muret dhe godinat ishin shkatarruar. Bashkëpunimin me Elbasanin, por dhe qytetet e tjera e shoh në fushën e turizmit. Siç e thatë dhe ju këtu vijnë, por dhe jetojnë shumë kinezë.Po kaq të rëndësishëm shoh dhe bashkëpunimin në fushën e edukimit mes dy vendeve”-theksoi Z.Wang Dexin

Sipas Pezës heqja e vizave mes dy vendeve vecse e thellon bashkëpunimin Kinë-Shqipëri.
Jam e lumtur që qeveritë tona vendosën heqen e vizave , sepse kjo I jep një mundësi të mirë sektorit të turizmit të lulëzojë, pasi kultura I bashkon popujt.Ju ndodheni sot në qytetin e traditës, kulturës dhe arsimit. Elbasani është një qytet artëdashës dhe nyje e rëndësishme strategjike. Në dijeninë time në Pekin gjendet qendra albanologjike, ku ofrojnë kontributin e tyre pedagog edhe nga Elbasani. Për pasojë ndaj mendimin se bashkëpunimi mes dy vendeve duhet të marrë impulse të reja, vecanërisht me qytetin e Elbasanit”-përfundoi prefektja e Elbasanit.

Mes dy zyrtarëve , sikundër e do tradita pati shkëmbime dhuratash simbolike.

I Ngarkuari me Punë i Kinës në Shqipëri, Wang Dexin, u takua të premten me kryetarin e bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja. I Ngarkuari me Punë i Kinës u shpreh që Kina dhe Shqipëria kanë një miqësi të vjetër dhe bashkëpunimi dypalësh ka një bazë të fortë te të dy popujt.

Pala kineze i kushton rëndësi bashkëpunimit në nivel pushteti vendor me palën shqiptare dhe është e gatshme që të thellojë lidhjet me bashkinë e Elbasanit. Kina dëshiron të nxitë shkëmbimet dhe bashkëpunimin dypalësh në bujqësi, turizëm, kulturë dhe arsim, në të mirë të të dy popujve.

Sakaq, Kryebashkiaku Gledian Llatja vlerësoi lart bashkëpunimin mes bashkisë së elbasanit e palës kineze dhe u shpreh që pala shqiptare është e gatshme të zhvillojë shkëmbime e bashkëpunim me palën kineze në fushën e investimeve, kulturës etj. Turizmi dhe bujqësia janë sektor të rëndësishëm të zhvillimit të Elbasanit dhe pala shqiptare kërkon të thellojë më tej bashkëpunimin me palën kineze në këtë fushë.

Infoweb Media!

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…