Rritja e turizmit në Shqipëri, Kumbaro takon Wisner
I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA në Tiranë, David Wisner dhe drejtuesja e USAID-it në Shqipëri, Mischere Kawas u takuan me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro
I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA në Tiranë, David Wisner dhe drejtuesja e USAID-it në Shqipëri, Mischere Kawas u takuan me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, për të diskutuar industrinë në rritje të turizmit në Shqipëri, si dhe angazhimin ndaj praktikave të qëndrueshme mjedisore.
Ata u përqëndruan më tej në mënyrat se si qeveria e Shqipërisë mund të vazhdojë të përkrahë vendin si një destinacion turistik tërheqës, duke mbajtur në plan të parë mbrojtjen e mjedisit.
Teksa Shqipëria punon drejt anëtarësimit në BE, Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në mbështetjen e ndryshimeve transformuese përmes rritjes së efikasitetit të energjisë së rinovueshme, thekson Ambasada e SHBA në Tiranë.