Mazniku takon ambasadoren e Zvicrës: Bashkëpunim për forcimin e mirëqeverisjes vendore
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku zhvilloi një takim me ambasadoren e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber.
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku zhvilloi një takim me ambasadoren e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber.
Mazniku u shpreh se, me Huber zhvilluan diskutime të frytshme për vazhdimësinë e bashkëpunimit në forcimin e mirëqeverisjes vendore.
Gjithashtu në takim u diskutua për zhvillimin lokal e rajonal, si dhe forcimin e kapaciteteve në zbatimin e praktikave për rritjen e eficiencës energjetike.
“Gjatë një diskutimi mjaft të frytshëm me ambasadoren e Zvicrës, Ruth Huber, për vazhdimësinë e bashkëpunimit në forcimin e mirëqeverisjes vendore, zhvillimin lokal e rajonal si edhe forcimin e kapaciteteve në zbatimin e praktikave për rritjen e eficencës energjetike”, shkroi Mazniku në rrjetet sociale.