Muzeu i Artit Mesjetar, në proces restaurimi ikona “Krishti i Gjithpushtetshëm”

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti publikoi sot një video nga puna për restaurimin e një ikone të rëndësishme të Muzeut të Artit Mesjetar.


TDMinistrja e Kulturës, Elva Margariti publikoi sot një video nga puna për restaurimin e një ikone të rëndësishme të Muzeut të Artit Mesjetar. Bëhet fjalë për ikonën “Krishti i Gjithpushtetshëm” (Pantokrator) IN 2210, me origjinë nga kisha e Shën Marisë, Stratobërdhë, Korçë.

“Në laboratorin e restaurimit të Muzeu i Artit Mesjetar puna për restaurimin dhe konservimin nuk ndalon”, shkruan ministrja Margariti.

Ikona “Krishti i Gjithpushtetshëm” është pikturuar në vitin 1761 nga Konstandin Zografi. Në të parqitet Krishti Pantokrator me një himation ngjyrë të gjelbër të errët dhe hiton të kuq. Në dorën e majtë mban një ungjill të hapur dhe me dorën e djathtë bën gjestin e bekimit. Koka e Krishtit rrethohet nga një aureole e realizuar me puntim dhe kryqi me shkronjat janë pikturuar me ngjyrë të kuqe. Nënpikturimi i pjesëve të mishta është bërë me tone të errëta dhe lëkura me okra të ngrohta. Gjithë kuadri është pikturuar me mjeshtëri të lartë artistike.

Deri në përfundim të proçesit të restaurimit do të plotësohet edhe me më shumë informacion mbi këtë vepër nga studiuesit e MKAM.

Aktualisht janë duke u trajtuar 7 vepra nga specialistët restauratorë.

 

?? Në laboratorin e restaurimit të Muzeu i Artit Mesjetar puna për restaurimin dhe konservimin nuk ndalon!
Aktualisht janë duke u trajtuar 7 vepra nga specialistët restauratore.

“Krishti i Gjithpushtetshëm”
(Pantokrator)IN 2210,
me origjinë nga kisha e Shën Marisë , Stratobërdhë, Korçë.
Ikona është pikturuar në vitin 1761 nga Konstandin Zografi. Në të parqitet Krishti Pantokrator me një himation ngjyrë të gjelbër të errët dhe hiton të kuq. Në dorën e majtë mban një ungjill të hapur dhe me dorën e djathtë bën gjestin e bekimit. Koka e Krishtit rrethohet nga një aureole e realizuar me puntim dhe kryqi me shkronjat janë pikturuar me ngjyrë të kuqe. Nënpikturimi i pjesëve të mishta është bërë me tone të errëta dhe lëkura me okra të ngrohta. Gjithë kuadri është pikturuar me mjeshtëri të lartë artistike.

Deri në përfundim të proçesit të restaurimit do të plotësohet edhe me më shumë informacion mbi këtë vepër nga studiuesit e MKAM.

#MuzeuKombetariArtitMesjetar
#MuzeuiArtitMesjetar
#nationalmuseumofmedievalart
#museum
#treasuremuseum
#MbiARTINMESJETAR
#LaboratoriirestaurimitMKAM
#ThesareNgaMuzetë
#postbyzantineart
#iconography
#MinistriaeKulturës

Posted by Elva Margariti on Friday, October 20, 2023

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…