“National Geographic Portugal”: “Vjosa”, Parku i parë Kombëtar i një lumi të egër në Evropë

Lumi, i mbrojtur nga statusi i tij i veçantë i “Parkut Kombëtar të lumit të egër” që nga marsi, po nxit një lëvizje për të shpëtuar lumenjtë e tjerë të pacenuar.


Më 15 mars 2023 lindi zyrtarisht Parku i parë Kombëtar i një lumi të egër në Evropë, lumi i Vjosës në Shqipëri.

Lumi i Vjosës në Shqipëri, kohët e fundit është shpallur një “Park Kombëtar i lumit të egër”, i pari në botë, një status që ndalon ndërtimin e digave dhe aktivitetin minerar, por lejon turizmin, shkruan në një artikull “National Geographic Portugal”.

Tani, konservatorët po e kthejnë vëmendjen e tyre tek lumenjtë e tjerë anembanë botës, të denjë për të marrë të njëjtin status.

Rrugës për në detin Adriatik, ujërat bruz të lumit Vjosa shkëlqejnë pandërprerë nëpër peizazhet malore të Shqipërisë së Jugut.

Lumi, i mbrojtur nga statusi i tij i veçantë i “Parkut Kombëtar të lumit të egër” që nga marsi, po nxit një lëvizje për të shpëtuar lumenjtë e tjerë të pacenuar.

Konservatorët kanë luftuar prej kohësh për të gjetur mënyrën më të mirë për të mbrojtur lumenjtë.

Historikisht, lumenjtë janë përfshirë në masat e mbrojtjes së tokës.

Megjithatë, studimet tregojnë se lumenjtë nuk përfitojnë nga kjo qasje, pjesërisht sepse mund të rrjedhin brenda dhe jashtë zonave të mbrojtura, ndonjëherë edhe përtej kufijve.

Ajo që ndodh në seksionin e fundit, të pambrojtur të një lumi mund të ketë një ndikim në një distancë prej qindra kilometrash.

“Për të mbrojtur një lumë, ne duhet të përqendrohemi së pari te vetë lumi”, tha Ulrich Eichelmann, një ekolog dhe konservator në “Riverwatch”, një organizatë me qendër në Vjenë, Austri, dhe drejtues i “Save the Blue Heart of Europe”, koalicioni ndërkombëtar që drejtoi punën e kryer me lumin e Vjosës.

Sipas disa studimeve, lumenjtë, liqenet dhe ligatinat janë mesatarisht më të degraduara se ekosistemet detare dhe tokësore, shpesh për shkak të digave që ndryshojnë rrjedhat e lumenjve dhe ndërpresin migrimin e peshqve.

Megjithëse lumenjtë evropianë janë përgjithësisht më të mbushurit me diga në çdo kontinent, shumë lumenj në Ballkan mbeten relativisht të paprekur, pavarësisht nga planet për të ndërtuar mijëra hidrocentrale.

Për momentin ka propozime për të ndërtuar tetë diga në seksionin kryesor të Vjosës dhe dhjetëra të tjera në degët e saj.

Fushata për mbrojtjen e Vjosës mori mbështetje të jashtëzakonshme publike, duke çuar në protesta, padi dhe presion ndërkombëtar për vite me rradhë për të detyruar Shqipërinë të anulonte planet për ndërtimin e digave.

Qeveria, e cila është përpjekur të përmirësojë kushtet ekonomike, ka rezistuar prej kohësh, veçanërisht pasi furnizimi me energji elektrike i Shqipërisë varet pothuajse ekskluzivisht nga hidrocentralet.

Kompania e veshjeve dhe pajisjeve të jashtme me qendër në SHBA, Patagonia, e cila shpenzoi gati një milion dollarë në fushatën e Vjosës, thuhet se pati një ndikim të madh për të bindur qeverinë se një park kombëtar mund të kontribuojë në rritjen e industrisë së saj të turizmit.

Sipas Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), statusi i parkut kombëtar të kategorisë II që i është caktuar Vjosës e mbron atë nga aktivitetet e dëmshme si ndërtimi i digave dhe nxjerrja e zhavorrit, ndërkohë që lejon përdorimin e tij si vend turistik.

Disa njerëz shpresojnë se ndryshimi i statusit të Vjosës, i shpallur më 15 mars nga kryeministri shqiptar Edi Rama, do të frymëzojë përpjekjet për të mbrojtur lumenjtë e tjerë të paprekur në mbarë botën.

Sipas aktivistëve, emërtimi i Vjosës është thelbësor: sepse mbron në mënyrë specifike lumin.

Megjithatë, ata paralajmërojnë se ka shumë për të bërë, përpara se parku të bëhet funksional, duke nisur nga përdorimi aktual i tokës dhe pronësinë private deri te ndërtimi i një qendre vizitorësh dhe punësimi i vëzhguesve të natyrës të trajnuar siç duhet për parkun.

Besjana Guri nga organizata jofitimprurëse “EcoAlbania”, me qendër në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë, e cila luajti një rol kyç në fushatë, tha se Vjosa mund të jetë një frymëzim për të gjitha komunitetet që po luftojnë për të shpëtuar lumenjtë e tyre.

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.