Nikolla takon përfaqësues të Federatës Panshqiptare “Vatra” në New York

Kryetarja Nikolla shprehu respektin dhe vlerësimin për kontributin e Federatës “Vatra”


Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, u takua sot me përfaqësues të Federatës Panshqiptare “Vatra” në selinë e saj, në Bronx, New York.

Kryetarja Nikolla shprehu respektin dhe vlerësimin për kontributin e Federatës “Vatra”, organizatës së Diasporës shqiptare më jetëgjatë dhe e cila ka një moshë me shtetin shqiptar.

““Vatra” ka qenë një mbështetje e Shqipërisë dhe e shqiptarëve në të gjitha momentet kyçe të historisë: për mbrojtjen e tërësisë territoriale të shtetit të ri të pavarur shqiptar; gjatë dy luftrave botërore; për rezistencën ndaj rregjimit totalitar komunist; mbështetjen e tranzicionit drejt demokracisë; lirinë, pavarësinë dhe njohjen ndërkombëtare të Kosovës. Dhe e tillë do të mbetet”, theksoi Nikolla.

Më tej, Nikolla i njohu të pranishmit me disa nga aspektet e veprimtarisë së Kuvendit për bashkëpunimin me Diasporën dhe pjesëmarrjen e saj në zhvillimet ekonomike e politike në Shqipëri.

Kryetari i Federatës Panshqiptare, Elmi Berisha, dhe përfaqësues të organizatës, shprehën vullnetin për të bashkëpunuar për të zgjeruar mundësitë e kontributit të Diasporës për Shqipërinë dhe shqiptarët. (ATSH)

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…