E vërteta përtej brengës prokurore
“Brenga e prokurorit”, roman nga Ahmet Prençi.
Nga Flutura Açka
Në letërsi ndodh rëndom që pas librit të parë në prozë, të krijohet një ndërkohë qetësie, që të lë të kuptosh se ishte një flakë e beftë dritë që le vlagën e shijes letrare të përkohshme.
Por kjo nuk ndodhi me Ahmet Prençin pas romanit “Anja”, që ndryshe nga Anat personazhe të shumta të letërsisë shqipe, nuk e ka shtërëzuar lidhjen me lexuesin.
Sa ç’duken gjendje të ndryshme “Anja” dhe “Brenda e prokurorit”, aq edhe janë ruzaret e sigurta të një rrugëtimi solid letrar, si dy gjendje shpirtërore e joshpirtërore të njeriut.
Duke shtruar një urëkalesë tē beftë mes shpirtërores dhe profesionales, lexuesi bëhet pjesë e një sinqeriteti tronditës, të asaj që sekush prej nesh e quan muri i ftohtë i ligjit.
E sjellë denjësisht prej këtij sublimimi personal, Ahmet Premçi na ndih të rravgojmë në këtē botë të panjohur, “të huaj”, të mbyllur, opake, pse jo, të frikshme.
Ahmet Prençi nuk mëton të sfidojë me rrëfimin e tij askënd, por të plotësojë atë që nuk e njohim, të vendosë përvojēn e tij njerëzore e letrare në vëmendjen tonë, e cila gjithaq ēshtë e shkujdesur me të vërtetēn, mushtin e fiksionit si mimesis i reales.
I freskët, i pabujë, tejet njerëzor dhe ciflosës i domenit të rremë letrar, që shpesh nuk le vend për frymëmarrjen e askujt, “Brenga e prokurorit” e Ahmet Premçit vjen në një stinë të ngjeshur librash e ngjarjesh të bukura letrare.
Urime!