Nikolla në SHBA, takim në Misionin e Përhershëm të Shqipërisë në OKB
Kryetarja Nikolla përgëzoi drejtuesit e Misionit, Përfaqësuesin e Përhershëm, Ferit Hoxha dhe Zëvëndësen Albana Dautllari
Gjatë qēndrimit në New York, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati, zhvilloi një takim në Misionin e Përhershëm të Shqipërisë në OKB.
Kryetarja Nikolla përgëzoi drejtuesit e Misionit, Përfaqësuesin e Përhershëm, Ferit Hoxha dhe Zëvëndësen Albana Dautllari, për performancën e shkëlqyer në pëmbushjen e misionit të Shqipërisë si anëtare jo e përhershme dhe Presidente e KS dhe lartësimin e prestigjit të vendit tonë si asnjëherë tjetër.