Begaj nderon dy figura të shquara letrare dhe patriotike arbëreshe

Presidenti Begaj vizitoi shtëpinë e Jeronim De Radës në Macchia Albanese


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, sot në ditën e tretë të vizitës në Kalabri, u takua me komunitetin arbëresh dhe autoritetet vendore në Macchia Albanese, San Cosmo Albanese, Vaccarizzo Albanese dhe San Giorgio Albanese.

Presidenti Begaj vizitoi shtëpinë e Jeronim De Radës në Macchia Albanese, vendosi kurorë lulesh në bustin e tij dhe vizitoi varrin ku prehet rilindasi arbëresh, në Kishën e Shën Mërisë së Konstandinopojës.

“Arbëreshët e Italisë kanë shumë për t’u krenuar. Por ju të Macchia Albanese keni shumë më shumë arsye, pasi mbani në gjirin tuaj rilindasin Jeronim De Rada, poetin e madh që i këndoi e dha kontribut për Shqipërinë. Unë jam rritur me De Radën e më vjen keq që erdha pas kaq vitesh ta takoj atë. Ju faleminderit të gjithëve për gjithë atdhedashurinë tuaj të pamasë”, deklaroi Kreu i Shtetit.

Presidenti Begaj nderoi poetin tjetër arbëresh, Zef Serembe, me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe vendosi një kurorë me lule pranë statujës në San Cosmo Albanese.

Bashkë me Kryetarin e Bashkisë, Presidenti Begaj ndau çmime për gjashtë personalitete arbëreshe të komunës për kontributin patriotik. Presidenti Begaj vendosi një kurorë lulesh edhe në bustin e Skënderbeut.

Në ceremoninë e mbajtur në San Cosmo Albanese, Presidenti Begaj falenderoi të pranishmit për mikpritjen duke u shprehur, “të dëgjosh në San Cosmo Albanese këngën “Jam Kosova – Jam Shqipëria” nga femijët arbëresh ishte vërtet një emocion i jashtëzakonshëm. Shqipëria-Arbëria-Kosova, jemi të lidhur nga ADN me atdhedashuri. Kjo është e jashtëzakonshme”.

Presidenti Begaj deklaroi se, gjatë gjithë takimeve ka gjetur mbështetje për projekte të reja Shqipëri-Kalabri, përfshirë edhe fushën e turizmit.

“Jam i bindur se përmes promovimit dhe mbështetjes së bashkëpunimit midis Rajonit të Kalabrisë dhe Shqipërisë, do të krijohen mundësi të shumta shkëmbimesh në fusha të ndryshme e me interes të ndërsjellë, me një ndikim të drejtpërdrejtë edhe në industrinë turistike e kulturore”, u shpreh më tej Presidenti.

Ndërsa vlerësoi rritjen e turizmit gjatë këtij viti në Shqipëri, Presidenti Begaj apeloi për hartimin e një një programi të përbashkët strategjik: “Këto potenciale turistike shqiptare, si dhe potencialet e konsoliduara turistike të Rajonit të Kalabrisë, që laget nga dy dete dhe me peizazhe të mrekullueshme, na bëjnë optimistë për mundësitë e panumërta të bashkëpunimit të koordinuar dhe të integruar në fushën e turizmit.”

Në takimin që zhvilloi me sipërmarrës të shoqatës “ Lions Club Arbëri” në San Demetrio Corone, Kreu i Shtetit propozoi hapjen e zyrave operacionale të afta për të përfituar nga avantazhet e rëndësishme përsa i përket investimeve.

“Ju ftoj ta shikoni vendin tonë si një horizont miqësor për aktivitetet tuaja ndërkombëtare të ardhshme, sepse ka shumë interesa të ndërsjella që pasqyrojnë mundësitë sipërmarrëse dhe të punës, që nga këtu, sot, nga Arbëria e Kalabrisë, mund të vendosim të fillojmë së bashku, duke parë me entuziazëm të ndërsjellë ndërtimin e aktiviteteve dhe nismave që mund të plotësojnë kërkesat e ndryshme që kërkojnë përgjigje konkrete’”, deklaroi Presidenti Begaj. (ATSH)

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.