“The Financial Times”: Ruajtja e natyrës së egër në Shqipëri nuk ka të bëjë vetëm me pamjen piktoreske

Në artikullin e fundit “Albania Untamed”, të botuar në “The Financial Times” shkruhet për peizazhin e paprekur, të egër dhe të bukur të lumit të Vjosës në vendin ballkanik,


Në artikullin e fundit “Albania Untamed”, të botuar në “The Financial Times” më 30 shtator shkruhet për peizazhin e paprekur, të egër dhe të bukur të lumit të Vjosës në vendin ballkanik, Shqipëri, shkruan Ulrich Eichelmann nga “RiverWatch”, Shoqëria për Mbrojtjen e Lumenjve, Vjenë, Austri, të botuar në FT.

Së bashku me organizata të tjera ne kemi punuar për më shumë se 10 vjet për të mbrojtur Vjosën, lumin e fundit të egër të Evropës, nga kërcënimi i ndërtimit të digave, të gjitha në një përpjekje për të promovuar ekoturizmin.

Megjithatë, shumica e imazheve në artikullin e “The Financial Times” dhe përshkrimi i referohej peizazheve artificiale dhe rezervuarëve të digave. Ata shkatërrojnë natyrën. Liqeni i Komanit, i cili gjithashtu përmendet, është një rezervuar i madh dige në lumin e Drinit.

Një pjesë e madhe e lumit është lënë në harresë duke e kthyer atë në një zinxhir rezervuarësh.

Megjithatë, lexuesit që shohin këtë artikull mund të mendojnë që lumenjtë e shkatërruar janë pjesë e natyrës. Edhe pse kjo mund të duket si një gjë e vogël, nuk është.

Ne po punojmë në Shqipëri dhe vende të tjera të Ballkanit për t’i bërë njerëzit të kuptojnë ndryshimin midis natyrës reale dhe asaj që thjesht duket piktoreske, duke theksuar mundësitë ekonomike që lindin nga mbrojtja e kësaj “natyre të egër”.

Shqipëria dhe shtetet e tjera ballkanike kanë diçka që nuk e kanë vendet e tjera të Evropës, pikërisht natyrën e mirëfilltë.

Lumi i Vjosës është një shembull i mirë. Së bashku me shumë organizata dhe individë, përfshirë kompaninë amerikane “Patagonia” dhe Leonardo DiCaprio, aktorin e famshëm hollivudian të cilët përmenden në artikull, ne kemi arritur të ndalojmë një sërë projektesh për ndërtimin e digave.

Ne shpresojmë të krijojmë parkun e parë kombëtar të lumit të egër në Evropë.

Kjo do të përfaqësonte një mundësi të madhe ekonomike për komunitetet lokale në Shqipëri dhe vendet e tjera të Ballkanit.

(Marrë nga ATSH)

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.