Asambleja e Përgjithshme e OKB-së 2023: Momenti i angazhimeve vendimtare për një të ardhme më të mirë

Fiona McCluney – Koordinatorja e Përhershme e OKB-së në Shqipëri, intervistuar nga Redaktori Diplomatik i Albanian Daily News, z. Genc Mlloja.


Fiona McCluney – Koordinatorja e Përhershme e OKB-së në Shqipëri, intervistuar nga Redaktori Diplomatik i Albanian Daily News, z. Genc Mlloja.

Albanian Daily News: Zj. McCluney, ju faleminderit që u treguat e disponueshme për këtë intervistë virtuale. Mendoj se është moment i përshtatshëm, pasi çdo shtator sytë e botës janë të drejtuar në Nju Jork ku udhëheqësit mblidhen në Asamblenë e Përgjithshëm të OKB-së për të folur gjatë Debatit të Përgjithshëm të Asamblesë dhe marrin pjesë në takime dhe evente të tjera ku diskutohen çështje të rëndësishme për botën. A mund t’u tregoni lexuesve se çfarë pritet të ndodhë këto ditë në Nju Jork?

Koordinatorja e Përhershme e OKB-së në Shqipëri, Fiona McCluney: Z. Mlloja, ju falënderoj shumë për këtë mundësi për të informuar lexuesit për çka ndodh në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Them se një pjesë e konsiderueshme e ngjarjeve lidhen me takimet anësore (side meetings) dhe takimet informale tete-a-tete. Mund të përmend këtu dhe takimin e pritshëm mes Sekretarit të Përgjithshëm Guterres dhe kreut të Delegacionit shqiptar në OKB, ku, megjithëse unë nuk jam palë pjesëmarrëse, mund të them se them se ka dy mesazhe kryesore që Sekretari i Përgjithshëm Guterres i ka zbuluar tashmë në vigjilje të të ashtuquajturës Javë e Nivelit të Lartë: Bota ka nevojë për Paqe dhe – në gjysmë-rrugën drejt arritjes së Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm (SDGs), vlerësimet janë që përparimi drejt SDG-ve ka devijuar nga drejtimi për të arritur afatin e vitit 2030. Në këtë moment OKB-ja pyet, si po ecën vendi juaj dhe çfarë më shumë mund të bëjmë së bashku për t’u ridrejtuar për arritjen e 17 SDG-ve.

Mundësia për të prezantuar gjendjen aktuale për këto çështje, për të zgjeruar planet dhe rritur ambiciet, veçanërisht në lidhje me Agjendën 2030, do të jetë në qendër të disa ngjarjeve të rëndësishme.

Më 18-19 shtator 2023 do të zhvillohet Samiti i SDG-ve, ku Kryetarët e Shteteve dhe Qeverive që flasin nga podiumi i Asamblesë së Përgjithshme shqyrtojnë përparimin në zbatimin e Agjendës 2030 dhe 17 SDG-ve, do të dalin me një deklaratë politike të nivelit të lartë mbi prioritetet dhe veprimet e përshpejtuara që çojnë drejt vitit të synuar 2030 për arritjen e Objektivave. Unë kisha kënaqësinë të takoj Presidentin e Shqipërisë në korrik për t’i bërë të njohur udhëzimet e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për këtë aktivitet. Negocimi i Deklaratës Politike që do të dalë nga Samiti i SDG-ve ka qenë pjesë e diskutimeve mes Shteteve Anëtare gjatë këtyre dy muajve të fundit. Zv. Sekretarja e Përgjithshme e OKB-së, Amina Mohammed, udhëhoqi këtë punë dhe di se ajo shpreson që teksti përfundimtar të pasqyrojë një interes dhe ambicie të përbashkët për një përparim të ri mbi SDG-të drejt vitit 2030. Në një shpjegim më teknik, pritet që Samit i SDG-ve të identifikojë fushat specifike – Nisma të Ndikimit të Lartë – me potencial për të përshpejtuar SDG-të. Sa i përket dhënies fund të dhunës ndaj grave, transformimit të Sistemeve të Ushqimit dhe Arsimit, si dhe uljes së Emetimeve të Karbonit, Shqipëria do të rikonfirmojë angazhimet që ka ndërmarrë dhe në forume të tjera. Ne shpresojmë që punësimi dhe mbrojtja sociale të jetë një tjetër fushë për të përparuar.

– Çfarë ngjarje të tjera do të ndodhin gjatë sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, i cili nisi të martën, 5 shtator?

Më 19-20 shtator do të zhvillohet Debati i Përgjithshëm i OKB-së, me fjalime të rëndësishme nga udhëheqësit botërorë. Fokusi i debatit për këtë vit na tregon shumë për gjendjen në botë. Udhëheqësit kërkohen të reflektojnë mbi “Rindërtimin e besimit dhe riaktivizimin e solidaritetit global: Përshpejtimi i veprimeve mbi Agjendën 2030 dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm drejt paqes, prosperitetit, përparimit dhe qëndrueshmërisë për të gjithë”. Debati i Asamblesë së Përgjithshme vazhdon për disa ditë në mënyrë që të gjithë 100 ose më shumë udhëheqësit e pranishëm të kenë momentin e tyre në podium.

Paralelisht, më 20 shtator ka një Dialog të Nivelit të Lartë mbi Financimin për Zhvillim. Ai do të ofrojë udhëheqje politike në zbatimin e Planit të Veprimit të Addis-Ababa-s – një kuadër pune i OKB-së për mobilizimin e burimeve për të arritur SDG-të – si dhe për të identifikuar progresin dhe sfidat në rritje dhe për të mobilizuar veprime të mëtejshme.

Në lidhje me sfidën më të madhe të njerëzimit, Ndryshimet Klimatike, do të zhvillohet Samiti i Ambicieve Klimatike më 20 shtator. Ky event i rëndësishëm do të drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm Guterres, i cili pritet të prezantojë një raport të përditësuar mbi ndikimin e ndryshimeve klimatike – pa dyshim duke mbledhur tendencat të cilat janë të njohura për ne nga lajmet e çdo dite. Ai do t’u drejtohet udhëheqësve, qeverive, bizneseve, qyteteve dhe rajoneve, shoqërisë civile dhe institucioneve financiare. Prisni një narrativë shqetësuese, pasi kjo verë ka qenë më e nxehta në të dhënat e regjistruara. Ai do të kërkojë veprime të besueshme, serioze dhe zgjidhje të reja miqësore me natyrën që do të zhvendosin situatën drejt uljes së emetimeve të karbonit dhe përshtatjen me urgjencën e krizës klimatike.

Pandemia e Covid i dha botës shumë mësime, dhe më 20 shtator, Takimi i Nivelit të Lartë për Parandalimin, Përgatitjen dhe Reagimin ndaj Pandemive do të ndërtohet mbi këto mësime. Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme, në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, do të presë Kryetarët e Shteteve dhe Qeverive në këtë event një ditor për të miratuar një deklaratë politike me qëllim mobilizimin dhe shprehjen e vullnetit politik në nivele kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare për parandalimin, përgatitjen dhe reagimin ndaj pandemive.

Dy takime të tjera të rëndësishme të lidhura me shëndetin publik do të zhvillohen më 21 dhe 22 shtator, respektivisht: Takimi i Nivelit të Lartë mbi Mbështetjen Shëndetësore Universale dhe Takimi i Nivelit të Lartë kundër Tuberkulozit. Agjencitë e OKB-së me seli në Nju Jork, si UNDP, UNICEF, UNFPA dhe UN-Women, mund të kenë gjithashtu takime bilaterale me anëtarët e delegacionit shqiptar.

Sic mund ta shihni, ka një agjendë plotë me ngjarje të rëndësishme që ndodhin në Nju Jork këtë herë dhe po, sytë e botës do të jenë tek deklaratat e bëra atje. Përfaqësuesit e mediave globale do të jenë prezentë dhe do të raportojnë në vendet e tyre.

– Vërtet, ka shumë gjëra që ndodhin në një periudhë të shkurtër, Zj. McCluney, por dimë gjithashtu se Shqipëria, si anëtare e Këshillit të Sigurimit 2021 – 2023, ka Presidencën e Këshillit të Sigurimit këtë shtator. Cili është vlerësimi juaj për rolin që ka luajtur Shqipëria gjatë mandatit të saj dhe çfarë janë prioritetet këtë muaj në krye të Këshillit të Sigurimit?

Shqipëria ka luajtur një rol të rëndësishëm si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së gjatë mandatit të saj. Lufta në Ukrainë vendosi punën e Këshillit të Sigurimit në një pozicion kritik me shumë çështje diplomatike dhe çështje thelbësore për t’u naviguar. Në rolin e Presidencës së Këshillit, ky është një rast për të përqendruar debatin mbi çështjet e interesit. Dy iniciativat konkrete që Shqipëria ka prezantuar si ngjarje kyçe gjatë shtatorit janë një debat i lartë i hapur në lidhje me Ukrainën që do të udhëhiqet nga Kryeministri Rama për “Realizimin e synimeve dhe parimeve të Kartës së OKB-së përmes multilateralizmit efektiv: Ruajtja e paqes dhe sigurisë së Ukrainës,” dhe përfshirjen e sektorit privat në “Avancimin e Partneritetit Humanitar Publik-Privat“.

Paqja dhe Siguria janë vetëm një nga aspektet e punës globale të OKB-së, por për interesin e lexuesve tuaj, mund të përmend fokusin e punës së OKB-së përmes përfaqësimit me agjencitë e saj këtu në Shqipëri. 19 entitete (Agjenci, Fonde dhe Programe) të OKB-së njohur si – Sistemi i OKB-së në Shqipëri – kanë nënshkruar marrëveshjen që kemi me Qeverinë e Shqipërisë, ‘Kuadrin e Bashkëpunimit për Zhvillim të Qëndrueshëm 2022-2026’. UNDP, UNICEF, UNFPA, UNOPS, WHO, ILO, UNHCR, IOM, UN WOMEN, FAO, UNIDO dhe UNEP kanë staf në Shqipëri, dhe shumë prej nesh ndodhemi në zyrat në Rrugën Skënderbej, Tiranë, ndërtesë e veshur me flamuj që përfaqësojnë secilën prej 17 Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Gjithashtu, faqja jonë e web-it albania.un.org mund të jetë një burim i dobishëm për të marrë të gjitha lajmet e fundit mbi progresin tonë në Shqipëri, dhe aktualisht kemi përditësuar të gjitha arritjet e detajuara përmes Raportit të Progresit 2022.

Titulli: UN House in Albania decorated with the flags of the 17 SDGs.

Shpresoj t’ju informoj përsëri së shpejti. Ka shumë ngjarje në proces. Dita e OKB-së, më 24 tetor, është afër, me shumë aktivitete që ndërtohen për ngjarjet e vitit të ardhshëm, në shtatorin e vitit 2024, kur tema e Asamblesë së Përgjithshëm të OKB-së do të jetë “Samiti i së Ardhmes,” duke u përqendruar në mënyrë më kritike në çështje të problematikave të qeverisjes, në shkallë globale, SDG-të dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara, dhe se si  një sistem multilateral të mund të bëhet më i përgatitur për të ndikuar pozitivisht në jetët e njerëzve.

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.