Koncerti “Liszt 212 vjet”, Almira Emiri luan për herë të parë “Totentanz” në Shqipëri

Orkestra Simfonike luajti nën dirigjimin e Oleg Arapi, ndërsa soliste ishte pianistja Almira Emiri e ardhur nga Hungaria


Veprat e kompozitorit Franz Liszt mes tyre dhe një premierë u luajtën në koncertin klasik “Liszt 212 vjet”. Orkestra Simfonike luajti nën dirigjimin e mjeshtrit Oleg Arapi, ndërsa soliste ishte pianistja e ardhur nga Hungaria, Almira Emiri.

Koncerti i mbështetur nga Ambasada Hungareze dhe Bashkia Tiranë, u luajt në Qendrën Kulturore të Katedrales Orthodhokse.

Drejtori artistik Liman Maloku së bashku me pianisten Almira Emiri dhe dirigjentin Arapi zgjodhën që në koncert të përfshihej Totentanz (Vallja e vdekjes), e cila luhet për herë të parë në vendin tonë.

Në epokën romantike për shkak të magjepsjes me gjithshka mesjetare aspekti i ironisë fantastike ose groteske dhe makabre shpesh zëvendësonte qëllimin origjinal moral. E tillë është pjesa Totentanz-i, kompozim i Liszt-it që është një grup variacionesh për plano dhe orkestër që parafrazon gjithashtu këngën e thjeshtë Dies Irae. Disa nga titujt e veprave të Liszt-it si Totentanz, Funerailles, La ligubre gondola, dhe Pensee des morts, tregojnë magjepsjen e kompozitorit me vdekjen. Te Liszt-i ne vërejmë manifestime të obsesionit të tij me vdekjen, me fenë dhe me ferr-parajsën. Liszt-i sipas Alan Walker, frekuentonte spitalet, kazinotë, lojërat e fatit dhe azilet pariziene në fillim të viteve 1830, madje ai zbriti në birucat e burgjeve për të parë të dënuarit me vdekje.

Dirigjenti Oleg Arapi është shprehur se muzika klasike ka mbetur muzikë elitare e padiskutueshme për shekuj me radhë. Sipas tij duhet të kuptojmë rëndësinë e edukimit me këtë ushqim shpirtëror të gjithë brezave në çdo kohë. Dhe kjo ishte një nga arsyet përse u soll ky koncert klasik.

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.