“Zhvillim i qëndrueshëm i turizmit rurale”, GIZ mbështet tre projekte në rajonin e Vlorës

Tourism Inovation Platform (TIP) është një mundësi e veçantë për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit rural në Shqipëri.


Projekti “Zhvillim i qëndrueshëm i turizmit rurale”, që mbështetet nga qeveria shqiptare dhe GIZ, ka në fokus të tij, mbështetjen e ideve inovative për një produkt turistik që lidhet me natyrën, trashëgiminë kulturore, kulinarinë apo aventurën në zonat rurale.

GIZ bën të ditur se, “në platformën Tourism Inovation Platform (TIP) aplikuan 6 ide të forta vlonjate, që shkonin anës lumit të Shushicës, kalonin fusha e male, derdheshin në det dhe ku nuk mungoi dollia aq e famshme e këtij rajoni”.

GIZ do të mbështesë 3 ide për zhvillim në produkte turistike të reja në qarkun e Vlorës për vitin që vjen, “Via Ferrata mbi Urën e Bratajve”, “Shtigjet e Ullirit”, dhe “Një Dolli nga Labëria”.
Platforma “Tip”, pas Vlorës do të vijojë me aplikimet në rajonin e Dibrës.

“Tourism Inovation Platform (TIP) është një mundësi e veçantë për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit rural në Shqipëri. Aplikantët i paraqesin idetë e tyre në adresën tip.com.al dhe pas shqyrtimit nga ekspertët e fushës, shpallen fitues ato ide që përmbushin kriteret dhe përfitojnë mentorim dhe mbështetje financiare”, thuhet në njoftimin e projektit “Zhvillim i qëndrueshëm i turizmit rural” .

Aplikimet janë të hapura për profesionistë të turizmit rural (individë ose biznese) dhe kanë status aktiv.

Ndërkohë që produktet turistike që do të propozohen duhet të zbatohen vetëm në qarqet e Tiranës, Shkodrës, Vlorës, Gjirokastrës, Korçës, dhe Dibrës.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka në fokus të veçantë mbështetjen e fermerëve të vegjël, sipërmarrës të vegjël dhe shumë të vegjël që veprojnë në fushën e bujqësisë agroturizmit apo sektor të tjerë rural, ku parashikon të adresojë dhe kontributin e donatorëve, konkretisht të këtij projekti, si një vlerë e shtuar për ringritjen e këtij grupimi rural. (ATSH)

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.