Balluku: Instituti Europian i Teknologjisë dhe Inovacionit, qendër rajonale në Elbasan

Qendra rajonale e Institutit Europian të Teknologjisë dhe Inovacionit për Lëndët e Para, do t’i japë një shkallë tjetër të gjithë organizmit


Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, mori pjesë sot në tryezën e diskutimit me ekspertë të fushës minerare në Shqipëri, ku theksoi rëndësinë e kërkimit shkencor në zhvillimin e sektorit.

“Shqipëria është një vend i pasur me minerare, të cilat janë vlerësuar gjithmonë nga investitorët e huaj. Qeveria shqiptare e ka në fokus, rëndësinë e potencialit minerar të nëntokës tonë dhe sot në një këndvështrim të ri, në linjë edhe me standardet europiane, për riaktivizimin e zhvillimit ekonomik në zonën e Ballkanit, e ka vendosur këtë sektor në prioritet e saj”, u shpreh Balluku.

Balluku u shpreh se, përmes politikave efikase në bashkëpunim edhe me ekspertët më në zë të fushës, synon t’i japë një nxitje tjetër industrisë minerare, duke e futur kështu këtë sektor në një fazë të re zhvillimi.

“Stabiliteti makroekonomik i vendit dhe një sërë masash që ka marrë qeveria në sektor të ndryshëm, kanë bërë të mundur që investitorët e huaj të kthejnë vëmendjen drejt Shqipërisë. Në sektorin minerar vëmendja më e madhe e investitorëve është për mineralin e kromit. Por ne synojmë të nxisim eksplorimin e mineraleve të reja për tregun, siç është litiumi p.sh.”, u shpreh Balluku.

Ajo solli në vëmendje se vendet fqinjë, kanë nisur të eksplorojnë litiumin dhe po lidhin kontrata fitimprurëse. Në këtë kontekst, vijoi ajo, i gjithë ky zhvillim potencial që ka të bëjë me Ballkanin dhe është identifikuar edhe nga BE-së, është një orientim për ne, në drejtim të eksplorimin të mineraleve të reja, për përdorim në zhvillimin ekonomik dhe teknologjik.

Balluku tha se, “në momentin që ndodhemi duhet të nisim një riorganizim të thellë dhe të përgjithshëm të sektorit minerar në Shqipëri, duke parë detajet e kuadrit ligjor, duke parë të gjitha aktet rregullative dhe për më tepër dhe një mënyrë më të lehtë funksionimi, por nga ana tjetër edhe duke krijuar mundësi për investime më të mëdha dhe jo të izoluara dhe të fragmentuara si i kemi sot”.

“Ky sektor duhet të fillojë të aktivizojë edhe njëherë të gjitha njësitë e kërkimit. Qeveria shqiptare ka lançuar vetëm para pak javësh krijimin e një agjencie inovacioni. Kjo do të jetë një agjenci inovacioni dhe ekselence, në të cilën çdo ministri mund të ketë njësinë e saj, që do të nxisin njësitë kërkimore, që do të mbështesin zhvillimin”, u shpreh Balluku.

Sipas saj, një lajm i mirë është fakti, që sot kemi një vëmendje të shtuar nga Bashkimi Europian në zhvillimin e sektorit.

“Instituti Europian i Teknologjisë së Inovacionit dhe Lëndëve të Para ka vendosur që të ngrejë këtu në Shqipëri degën e tij rajonale dhe ne kemi zgjedhur ta vendosim atë në Elbasan. Ne do të kemi mundësi ta inaugurojmë atë në Elbasan, brenda këtij viti”, tha Balluku.

Ministrja informoi se, Qendra rajonale e Institutit Europian të Teknologjisë dhe Inovacionit për Lëndët e Para, do t’i japë një shkallë tjetër të gjithë organizmit, përsa i përket fondeve që Bashkimi Europian do të vendosë në dispozicion të këtij projekti të madh duke i dhënë Shqipërisë mundësinë që të mos e bazojë industrinë minerare vetëm tek kromi, por të fillojë dhe të eksplorojë edhe materialet nëntokësore të tjera që janë me interes për tregun dhe nga ana tjetër duke i dhënë edhe një herë jetë njësive kërkimore që janë shumë të rëndësishme.

“Synimi pa dyshim i të gjithë këtij projekti është që të krijojmë bashkëpunim të rrjeteve europiane dhe rrjeteve rajonale. Të krijojë një bashkëpunim midis aktorëve të sektorit, akademisë dhe shoqërisë civile dhe sigurisht të ketë një produkt kombëtar apo produkt rajonal i cili do të ketë një vlerë të vërtetë për zhvillimin ekonomik të vendit”, tha ministrja Balluku. (ATSH)

Kasa: 12 milionë turistë deri në fund të vitit

Turizmi mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe zhvillimit në vend.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kasa: 12 milionë turistë deri në fund të vitit

Turizmi mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe zhvillimit në vend.