Spiropali: Vullnet për nisjen e procedurave teknike për heqjen e vizave me SHBA
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali zhvilloi një takim me Julie M. Stufft, zëvendësndihmëssekretare për Shërbimet e Vizave në Byronë e Çështjeve Konsullore.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali gjatë vizitës zyrtare në Washington D.C., zhvilloi një takim me Julie M. Stufft, zëvendësndihmëssekretare për Shërbimet e Vizave në Byronë e Çështjeve Konsullore.
Spiropali u shpreh se, vendimi për zgjatjen e afatit të vizës amerikane në 10 vjet për qytetarët shqiptarë shënjoi një tjetër moment të rëndësishëm në marrëdhëniet tona dypalëshe.
“Gjatë vizitës zyrtare në Washington D.C., zhvillova një takim me znj. Julie M. Stufft, Zëvendës Ndihmës Sekretare për Shërbimet e Vizave në Byronë e Çështjeve Konsullore.
Vendimi për zgjatjen e afatit të vizës amerikane në 10 vjet për qytetarët shqiptarë shënjoi një tjetër moment të rëndësishëm në marrëdhëniet tona dypalëshe.
Ne kemi të gjithë vullnetin dhe gatishmërinë politike për nisjen e proçedurave teknike për heqjen e vizave me SHBA, një proces jo i lehtë por i shumëpritur nga qytetarët tanë”, shkruan Spiropali, në një postim në rrjetet sociale.
Gjatë vizitës zyrtare në ?Washington D.C., zhvillova një takim me znj. Julie M. Stufft, Zëvendës Ndihmës Sekretare për…
Posted by Elisa Spiropali on Tuesday, October 24, 2023