Shqipëri-Itali, forcohet bashkëpunimi në fushën e doganave

Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli ka pritur në një takim zyrtar drejtorin e Marrëdhënieve me Jashtë në Agjencinë e Doganave Italiane, Andrea Mazzella.


Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli ka pritur në një takim zyrtar drejtorin e Marrëdhënieve me Jashtë në Agjencinë e Doganave Italiane, Andrea Mazzella.

Gjatë këtij takimi kreu i Doganave shqiptare vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me homologët italianë, ku asistenca e tyre ka qenë mjaft e vlefshme në rritjen e performancës dhe përafrimin e mjaft procedurave me ato të vendeve europiane.

Gazheli theksoi se “partnership i rëndësishëm është projekti rajonal SEED, suksesi i të cilit është certifikuar në vite, si dhe asistenca e ndërsjelltë në Protokollin e Mirëkurptimit midis Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Agjensisë së Doganave Italiane, të vitit 2003, në fushën e shkëmbimit të informacionit dhe luftën kundër trafiqeve, midis dy brigjeve të Adriatikut, zbatimi i të cilit ka patur dhe ka një impakt të rëndësishëm në parandalimin, zbulimin dhe ndëshkimin e trafiqeve të paligjshëm”.

Ky protokoll, vijoi ai, tashmë është përditësuar me zhvillimet e teknologjisë dhe nevojave të dy adminstratave tona dhe shkëmbimet e informacioneve periodike aktualisht kryhen në formë elektronike në raporte të gjeneruara nga sistemet përkatëse.

Në vizitën e tij të parë jashtë vendit, ambasadori Andrea Mazzella, vlerësoi bashkëpunimin për projektet e përbashkëta, dhe theksoi se kjo do të rritet në vijim për të afruar Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor me Bashkimin Evropian.

Aktualisht Italia është ndër vendet kryesore të shkëmbimeve tregtare me vendin tonë, ku për vitin 2022 zënë 14 % të totalit në peshë, dhe 29 % të vlerës totale.

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

A duhet të armatoset Shqipërie!

Sot Bota është një vend më i rrezikshëm se para 30 vitesh, shumë më i frikshëm se para tre vjetësh…

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…