Balla: Do të bëjmë gjithçka që shpërfillja e rëndë ndaj ligjit të luftohet nga Policia e Shtetit
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla përgëzoi sot Policinë e Shtetit për aksionet e zhvilluara në Durrës, Tiranë dhe Elbasan
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla përgëzoi sot Policinë e Shtetit për aksionet e zhvilluara në Durrës, Tiranë dhe Elbasan për vënien para drejtësisë të personave në kërkim dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje.
Në një reagim në rrjetet sociale, Balla tha se do të bëjmë gjithçka që kjo shpërfillje e rëndë ndaj ligjit të luftohet nga Policia e Shtetit.
“Policia e Shtetit po intensifikon kontrollet e veta në të gjithë territorin për vënien para drejtësisë të personave në kërkim dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje. Do të bëjmë gjithçka, me më shumë angazhim sesa më parë, që kjo shpërfillje e rëndë ndaj ligjit dhe arrogancë e hapur ndaj shoqërisë sonë të luftohet nga Policia e Shtetit me vendosmëri. Përgëzoj aksionet e Policisë së Shtetit në Durrës, Tiranë dhe Elbasan”, tha Balla.
?? ? Policia e Shtetit po intensifikon kontrollet e veta në të gjithë territorin për vënien para drejtësisë të personave në kërkim dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje. Do të bëjmë gjithçka, me më shumë angazhim sesa më parë, që kjo shpërfillje e rëndë ndaj ligjit dhe arrogancë e hapur ndaj shoqërisë sonë të luftohet nga Policia e Shtetit me vendosmëri. Përgëzoj aksionet e Policisë së Shtetit në Durrës, Tiranë dhe Elbasan?
Posted by Taulant Balla on Tuesday, October 24, 2023