Spiropali në Uashington, takim me përfaqësues të Partneritetit për Qeverisjen e Hapur

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, takua sot me përfaqësues të “Partneritetit për Qeverisjen e Hapur” (OGP), Alonso Cerdan dhe Denisse Miranda.


Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në Uashington, u takua sot me përfaqësues të “Partneritetit për Qeverisjen e Hapur” (OGP), Alonso Cerdan dhe Denisse Miranda.

Shqipëria është një nga 77 vendet me angazhim shumëplanësh në OGP.

“Transparenca dhe llogaridhënia, revolucioni digjital në shërbime, lufta kundër korrupsionit, menaxhimi i financave, publikimi i të dhënave qeveritare & konsultimet publike, Parlamenti i Hapur, janë vetëm disa nga elementet e strategjisë tonë Kombëtare për Qeverisje të Hapur 2023-2025”, u shpreh Spiropali.

Sipas saj, Komiteti Shumëpalësh mbi Partneritetin siguron strukturë për komunikim të rregullt, shumëpalësh midis qeverisë dhe aktorëve kryesorë të shoqërisë civile, duke mundësuar transparencë, përgjegjshmëri, forma inovatore për një politikëbërje më gjithëpërfshirëse. (ATSH)

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.