Java e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri 2023

Programi i planifikuar për Javën e OKB-së në Shqipëri.


Më poshtë do të gjeni programin e planifikuar për Javën e OKB-së në Shqipëri.

Programi mund të ndryshojë teksa konfirmojmë të gjitha aktivitetet.

23 tetor 2023 – Shpalosje e veprimeve për arritjen e Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm (SDGs)

Në të gjithë vendin do të organizohen aktivitete të ndryshme, me qëllimin për të shfaqur e promovuar një gamë të gjerë ndërhyrjesh të kryera nga agjencitë dhe programet e OKB-së në Shqipëri në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, donatorët, grupet e interesit dhe publikun. Aktivitet do të synojë të adresojë çështje kyçe që ndikojnë në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe zotimeve të lidhura me to.

09:00 – Fuqizimi i rrjetit global të facilitatorëve të Konventës së 2003 të UNESCO-s -Tirana International Hotel, Tiranë. Organizuar nga UNESCO dhe Ministria e Kulturës. Fuqizimi i Rrjetit Global të Facilitatorëve të Konventës së 2003 të UNESCO-s; Trajnimi i Trajnerëve  të Facilitatorëve të Rinj.  (Pjesëmarrja në aktivitet është vetëm me ftesë)

10:00 – Bisedë mbi Ambiciet Klimatike  Fakulteti i Histori-Filologjisë, Tiranë. Organizuar nga OKB në Shqipëri (UN RCO, UNDP, UNOPS) dhe Ambasada e Spanjës. Një aktivitet në formën e debatit ndërmjet ekspertëve të klimës dhe të rinjve, për të përmirësuar kapacitetin e rinisë për të marrë pjesë në veprime domethënëse për ndryshimet klimatike.(Pjesëmarrja në aktivitet është vetëm me ftesë. Mund të transmetohet në media sociale.)

10:00 – Hapja e Bootcamp-it mbi adresimin e diskriminimit gjinor dhe formave ndërsektoriale të diskriminimit – Hotel Adriatik, Durrës. Organizuar nga UN Women në kuadër të Programit të Përbashkët LNB. Një bootcamp me studentët e shkencave sociale për promovimin dhe adresimin e duhur të diskriminimit dhe disavantazheve të grupeve të caktuara. Gjithashtu, ky aktivitet do të përmirësojë njohuritë e studentëve mbi kuadrin ligjor , si dhe të institucioneve shqiptare që angazhohen drejtpërdrejt me këto çështje. (Pjesëmarrja në aktivitet është vetëm me ftesë. Mund të transmetohet në media sociale.)

11:00 – Dita e Promovimit të Gështenjave – Sheshi kryesor i Bajram Currit/ Organizuar nga FAO. Dita e Gështenjave festohet çdo vit në Tropojë, dhe këtë vit FAO do të organizojë një aktivitet për të promovuar produktet bujqësore vendase si një aspekt të rëndësishëm të mbështetjes së ekonomive lokale, arritjes së SDG-ve, qëndrueshmërisë dhe mirëqënies.(Aktivitet publik në sheshin kryesor të Bajram Currit)

12:00 – Qytete #WithRefugees: UNHCR në Gjirokastër – Bashkia Gjirokastër. Organizuar nga UNHCR dhe Bashkia Gjirokastër. Një ceremoni firmosje të zotimit #CitiesWithRefugees nga Kryebashkiaku i Gjirokastrës, pjesë e fushatës botërore të UNHCR-së e cila fton qytetet dhe autoritetet vendore për të promovuar gjithëpërfshirjen, mbështetjen e refugjatëve dhe bashkimin e komuniteteve për të firmosur një deklaratë solidariteti #WithRefugees.(Pjesëmarrja në aktivitet është vetëm me ftesë. Mund të transmetohet në media sociale.)

15:30 – Hapja e Javës së Paqes dhe “Forumi Rinor i Ballkanit Perëndimor: Aftësi për Paqe” – Hotel Xheko Imperial, Tiranë. Organizuar nga UN Association Albania. Forumi Rajonal Rinor i Paqes do të formojë një pjesë thelbësore të “Javës së Paqes 2023”, organizuar për vitin e dytë në vend, nën kuadrin e punës së iniciativës së UN Association Shqipëri për të lokalizuar dhe operacionalizuar Agjendën e Rinisë, Paqes dhe Sigurisë, në vend. (Pjesëmarrja në aktivitet është vetëm me ftesë. Mund të transmetohet në media sociale.)

24 tetor 2023 – Dita e Kombeve të Bashkuara

Dita e OKB-së është momenti kryesor i Javës së OKB-së në Shqipëri 2023. Aktivitete të shumta do të zhvillohen në sheshin Skënderbej për të shënuar Ditën e OKB-së, për të treguar mbi rrugëtimin e marrëdhënies OKB-Shqipëri përmes një mini ekspozite; për të bërë thirrje për nevojën për veprime përshpejtuese për SDG-të, të tregojë mbi punën e sistemit të OKB-së në Shqipëri përgjatë 4 objektivave të Marrëveshjes Kuadër për arritjen e Zhvillimit të Qëndrueshëm mes OKB dhe Shqipërisë (UNSDCF 2022-26) dhe më shumë.

Aktivitete kryesore:

11:00 – 11:50 – Aktivitet i Nivelit të Lartë për Ditën e OKB-së – Sheshi Skënderbej. Organizuar nga Kombet e Bashkuara në Shqipëri, Ministria e Kulturës dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme. Dita e Kombeve të Bashkuara do të jetë momenti kryesor i Javës së OKB-së në Shqipëri 2023. Në skenën kryesore do të mbahen fjalime nga Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri , Ministrja e Kulturës dhe Zv. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, për të vijuar më pas me një ekspozitë dhe një ditë të mbushur me aktivitete. (Pjesëmarrja në aktivitet është vetëm me ftesë. Do të transmetohet në media sociale.)

11:50 – 12:30 – Çelja e ekspozitës së Rrugëtimit të OKB-së dhe Shqipërisë – Një ekspozitë mbi Rrugëtimin e OKB-së dhe Shqipërisë, e përbërë nga katër tematika kryesore: (i) Trajektorja historike e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe OKB-së; (ii) Kontributet e entiteteve të OKB-së të cilat veprojnë në Shqipëri; (iii) Momente historike lidhur me miratimin e konventave kryesore të të drejtave të njeriut; (iv) trashëgimia kulturore e Shqipërisë si pjesë e trashëgimisë botërore e mbështetur nga OKB-ja. (Ekspozita do të jetë e hapur për publikun pas orës 12.30)

12:30 – 16:30 – Panairi i OKB-së – Një hapësirë ku agjencitë e OKB-së në Shqipëri do të shfaqin programet dhe veprimet e tyre të ndryshme. Disa aktivitete anësore do të ndodhin në një zonë konference të hapur. Prisni të shikoni prezantime dhe aktivitete të ndryshme artistike, një teatër kukullash, dhe shumë aktivitete të tjera interesante. (Të gjitha aktivitetet që do të ndodhin në Panairin e OKB-së janë të hapura për publikun)

13:00 – Të Kultivojmë të Nesërmen: Ceremonia e Çmimeve për Sipërmarrësit Bujqësorë – Organizuar nga FAO. Një ceremoni çmimesh që përqëndrohet te Sipërmarrësit e Rinj të sektorit të bujqësisë, të cilët kanë kryer një trajnim mbi zhvillimin e bujqësisë dhe aftësitë digjitale të tregut.  

14:00 – Shfaqje teatrale me kukulla – Të edukohemi mbi Imunizimin dhe Mirëqënien – Organizuar nga OBSH. Një shfaqje për fëmijë mbi rëndësinë e edukimit mbi imunizimin dhe mirëqënien.

14:30-15:30 – Rikrijo të Shkuarën, Ndërto të Ardhmen – Organizuar nga UNOPS [EU4Culture]. Prezantim i një rasti studimor të suksesshëm mbi promovimin e turizmit kulturor, shtyrjen e ekonomisë vendore, dhe krijimin e të ardhurave për artizanët e Krujës dhe komunitetet vendore përmes programit të Granteve nga EU4Culture, zbatuar nga UNOPS.  

15:30-16:30 – Fuqizimi përmes Vetëmbrojtjes – Organizuar nga UN WomenNdarje e mjeteve të ESD-së dhe rritje e ndërgjegjësimit për rëndësinë e një komuniteti të sigurt për baraza gjinore, vetpërmbushje dhe vetkujdesje për gratë dhe vajzat.  

16:30 – Mbyllja e Panairit të OKB-së

16:30-17:00 – Performancë e Ansamblit Folklorik Shqiponja – Ansambli Folklorik Shqiponja do të performojë në qendër të Tiranës, me një performancë plot me thesare të trashëgimisë tone të artit folklorik.(mbështetur nga Bashkia Tiranë)

17:00-17:30 – Performancë nga Pleqtë e Krujës  – Koncerti nga grupi i njohur folklorik “Pleqtë e Krujës”, nga qyteti malor i Krujës do ju japë një mundësi që të përfshiheni në muzikën e pasur folklorike shqiptare dhe t’ju çojë pranë zemrës së traditës. Mos e humbisni këtë koncert magjepsës që premton një rrugëtim të paharrueshëm muzikor!(organizuar nga UNOPS)

17:30-18:00 – Performanca nga artistë refugjatë  – Përmes kërcimeve tradicionale të stolisura me kostume popullore, muzikë të bukur dhe poezi të ndjere, refugjatët e rinj do të përfshijnë audiencën në përvojat e tyre jetësore.(organizuar nga UNHCR dhe Shërbimet Shqiptare për Refugjatë dhe Migrantë – RMSA)

18:00-18:30 – Le të luftojmë gjuhën e urrejtjes (performancë teatrale) – Shfaqje teatrale e hapur e një prej grupeve fitues të bootcamp-it rinor në Vlorë – Advokim/Veprim i të rinjve për të luftuar gjuhën e urrejtjes dhe për të ndërtuar paqe, besim dhe barazi. (Organizuar nga UNFPA dhe UNDP [projekt i mbështetur nga PBF]

19:00 – Çmimi SDG Business Pioneers Albania 2023: Festojmë Drejtuesit e Qëndrueshëm në Shqipëri – Muzeu Historik Kombëtar. Organizuar nga UNDP dhe Programi i Përbashkët Bashkëpunimi me Sipërmarrjen dhe Zgjidhje për SDG-të. Çmimi i SDG Business Pioneers ka qëllim të njohë dhe të vlerësojë kompanitë që kanë treguar angazhim të veçantë ndaj qëndrueshmërisë dhe kanë kontribuuar në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara. (Pjesëmarrja në aktivitet është vetëm me ftesë. Mund të transmetohet në media sociale.)

Këto janë disa nga aktivitet e planifikuara të ndodhin në tendat përkatëse përgjatë panairit:

  • Zotimi im për Tokën [Organizuar nga UNDP]
  • Të Rinjtë dhe Mjedisi: Youth4AirQuality [Organizuar nga UNICEF dhe Qendra EDEN]
  • Ndërgjegjësim për Shëndetin Mendor [Organizuar nga UNICEF dhe UN Association Albania]

25.10 – OKB-ja shkon në Shkodër

Shënim i rëndësishëm: Për shkak të parashikimeve për mot të paqëndrueshëm jemi duke konsideruar disa ndryshime dhe rregullime të programit në Shkodër. Ju lutem vizitoni sërish këtë faqe t’u njohur me programin e rifreskuar.  

Dita përmbyllëse e Javës së OKB-së 2023 do të ndodhë në Shkodër. Ky qytet me histori të pasur e plot me kulturë do të jetë mikpritësi jonë për një ditë të mbushur më aktivitete interesante e informuese, përgjatë gjithë ditës. Aktivitetet do të zhvillohen në sheshin përpara Bashkisë Shkodër.

10:00-10:30 – Ekipi vendor i Kombeve të Bashkuara në Shqipëri takohet me Kryebashkiakun dhe autoritete lokale e Shkodrës 

10:30 – Hapja e Panairit të OKB-së në Shkodër (Të gjitha aktivitetet që do të ndodhin në Panairin e OKB-së janë të hapura për publikun)

Një hapësirë ku do të zhvillohen aktivitete të ndryshme anësore, të organizuara nga Agjencitë tona të OKB-së. Punime artistike, një shfaqje teatrale me kukulla, produkte bujqësore nga fermerë vendas dhe shumë aktivitete të tjera interesante, do bëjnë që dita jonë në Shkodër të mbahet mend gjatë.

11:00-12:00 – Nxënësit e katër shkollave profesionale në Shkodër prezantojnë përvojën e tyre nga programi “Boost skills” i mbështetur nga UNICEF – Përvoja të ndryshme nga nxënësit e shkollave profesionale do të prezantohen në kuadër të programit për Arsimin Profesional të UNICEF. 

11:30-12:30 – Thyerja e pengesave ndaj drejtësisë gjithëpërfshirëse – Organizuar nga UNDP. Një aktivitet që përqëndrohet në thyerjen e pengesave ndaj drejtësisë gjithëpërfshirëse dhe programin e promovimit të këshillimit ligjor falas për grupet vulnerabël. 

12:30-13:00 – Shfaqje teatrale me kukulla – Edukimi mbi Imunizimin dhe Mirëqënien – Organizuar nga OBSH. Një shfaqje për fëmijë mbi rëndësinë e edukimit mbi imunizimin dhe mirëqënien.

13:00-14:00 – Performancë muzikore nga fëmijët e Qendrës Kulturore të Fëmijëve Shkodër -Performanca nga artistë të rinj nga Shkodra.

14:00 – Mbyllja e Panairit të OKB-së

14:30-16:00 – Vizita/takime me përfitues nga programet e ndryshme të agjencive të OKB-së në Shkodër. – Vizitë në projektin BiblioTech nga UNICEF, si pjesë e muajit të ndërgjegjësimit kundër trafikimit. Vizitë në projektin e UNFPA në maternitetin e qytetit

Këto janë disa nga aktivitet anësore të planifikuara të ndodhin në tendat përkatëse përgjatë panairit:

  • Panair produktesh bujqësore nga fermerë të zonës së Malësisë së madhe, si dhe fermerë të tjerë të cilët mund të ftohen nga Bashkia e Shkodrës [Organizuar nga FAO me mbështetjen e Bashkisë Shkodër]
  • Panairi i Trashëgimisë Kulturore (artizanët prezantojnë punëtori mbi qëndisjen dhe poçarinë për fëmijë) [Organizuar nga UNOPS në kuadër të Programit EU4Culture]
  • Zotimi im për Tokën [Organizuar nga UNDP]

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…