Dita e bukur e Kombeve të Bashkuara në Tiranë!
78 vjet më parë, më 24 tetor 1945, u themelua Organizata e Kombeve të Bashkuara – OKB.
Nga Dash Frashëri
Dita e Kombeve të Bashkuara!
78 vjet më parë, më 24 tetor 1945, u themelua Organizata e Kombeve të Bashkuara – OKB. Shqipëria u bë anëtare e saj, dhjetë vjet më pas, më 14 dhjetor 1955.
E marta e 24 tetorit solli një sërë aktivitesh.
Dita e OKB-së është momenti kryesor i Javës së OKB-së në Shqipëri 2023.
Aktivitete të shumta u zhvilluan në sheshin Skënderbej për të shënuar Ditën e OKB-së, për të treguar mbi rrugëtimin e marrëdhënies OKB-Shqipëri përmes një mini ekspozite; për të bërë thirrje për nevojën për veprime përshpejtuese për SDG-të, të tregojë mbi punën e sistemit të OKB-së në Shqipëri përgjatë 4 objektivave të Marrëveshjes Kuadër për arritjen e Zhvillimit të Qëndrueshëm mes OKB dhe Shqipërisë (UNSDCF 2022-26) dhe më shumë.
Në skenën e ngritur në shesh u mbajtën fjalime nga zv.ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Artemis Malo; ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe koordinatorja e Përhershme e OKB në Shqipëri, Fiona McCluney.
Merrte pjesë edhe trupi diplomatik i akredituar në Shqipëri.
Edhe unë si botues i “Tirana Diplomat” isha i pranishëm në këtë aktivitet.
Më pas, rreth mesditës, në shesh u çel një ekspozitë e “Rrugëtimit të OKB-së dhe Shqipërisë”.
Një ekspozitë mbi Rrugëtimin e OKB-së dhe Shqipërisë, e përbërë nga katër tematika kryesore: (i) Trajektorja historike e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe OKB-së; (ii) Kontributet e entiteteve të OKB-së të cilat veprojnë në Shqipëri; (iii) Momente historike lidhur me miratimin e konventave kryesore të të drejtave të njeriut; (iv) trashëgimia kulturore e Shqipërisë si pjesë e trashëgimisë botërore e mbështetur nga OKB-ja.
Stenda tregon përmes datave anëtarësimet e Shqipërisë në organizatat e ndryshme të OKB. Në UNESCO – Organizata pe Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Shqipëria u bë anëtare në vitin 1958; në vitin 1973 anëtare e FAO – Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë, etj.
Njësitë e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri.
FAO – Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë
ILO – Organizata Ndërkombëtare e Punës
IOM – Organizata Ndërkombëtare për Migracionin
ITU – Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit
RCO – United Nations Resident Coordinator Office
UN WOMEN – United Nations Entity for Gender Equality and the Empowerment of Women
UNCTAD – Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin
UNDP – Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara
UNDRR – Zyra e OKB-së për Zvogëlimin e Rrezikut nga Katastrofat
UNECE – Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën
UNEP – rogrami i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin
UNESCO – Organizata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë
UNFPA – Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë
UNHCR – Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët
UNICEF – Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët
Pranë saj ishin ngritur tendat e një panairi dhe më pas vijuan të tjera aktivitete me fokusin tek të rinjtë, gratë etj. Qëllimi është rritja e ndërgjegjësimit për rëndësinë e një komuniteti të sigurt për barazi gjinore, vetëpërmbushje dhe vetëkujdesje për gratë dhe vajzat.
Edhe unë bëj fotot e rastit. Me Koordinatoren e Përhershme të OKB në Shqipëeri, Fiona McCluney dhe Drejtuesen e UNOPS, Monica Moreno.
Aktivitetet janë të shumta dhe të larmishme.
Të Kultivojmë të Nesërmen: Ceremonia e Çmimeve për Sipërmarrësit Bujqësorë – Organizuar nga FAO. Një ceremoni çmimesh që përqëndrohet te Sipërmarrësit e Rinj të sektorit të bujqësisë, të cilët kanë kryer një trajnim mbi zhvillimin e bujqësisë dhe aftësitë digjitale të tregut.
Shfaqje teatrale me kukulla – Të edukohemi mbi Imunizimin dhe Mirëqënien – Organizuar nga OBSH. Një shfaqje për fëmijë mbi rëndësinë e edukimit mbi imunizimin dhe mirëqënien.
Rikrijo të Shkuarën, Ndërto të Ardhmen – Organizuar nga UNOPS [EU4Culture]. Prezantim i një rasti studimor të suksesshëm mbi promovimin e turizmit kulturor, shtyrjen e ekonomisë vendore, dhe krijimin e të ardhurave për artizanët e Krujës dhe komunitetet vendore përmes programit të Granteve nga EU4Culture, zbatuar nga UNOPS.
Fuqizimi përmes Vetëmbrojtjes – Organizuar nga UN Women. Ndarje e mjeteve të ESD-së dhe rritje e ndërgjegjësimit për rëndësinë e një komuniteti të sigurt për baraza gjinore, vetpërmbushje dhe vetkujdesje për gratë dhe vajzat.
Një ditë e bukur, për ta pikturuar! Me një mesazh të madh: Mos u largo, qëndro në Shqipëri!
Sepse, “Shqipëria është vendi më i bukur!
Tiranë, më 25 tetor 2023