Ambasadori i ri i Brazilit paraqet Letrat Kredenciale

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot ambasadorin e ri të Republikës Federative të Brazilit në Shqipëri, João Tabajara de Oliveira Júnior


Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot ambasadorin e ri të Republikës Federative të Brazilit në Shqipëri, João Tabajara de Oliveira Júnior, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Presidenti Meta i uroi suksese ambasadorit João Tabajara de Oliveira Júnior për përmbushjen e misionit diplomatik në Shqipëri dhe i shprehu vullnetin për forcimin e marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve tona, në fushat me interes të ndërsjellë në planin dypalësh politik, ekonomik, tregtar e turizëm.

Kryetari i Shtetit dhe ambasadori i Brazilit vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve dhe shprehën dëshirën për vazhdimin dhe zhvillimin e pasurimin e tyre në të ardhmen.

Presidenti Meta dhe ambasadori João Tabajara de Oliveira Júnior vlerësuan edhe rëndësinë e bashkëpunimit në planin shumëpalësh, në kuadër të organizatave ndërkombëtare, veçanërisht në kuadër të OKB-së, gjatë mandatit dyvjeçar të Shqipërisë dhe Brazilit, si anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit.

Autoriteti i Dosjeve: Fati i themeluesve të shtetit shqiptar

Firmëtarët e Pavarësisë të cilët nënshkruan lirinë, përjetuan dhunën dhe persekutimin më të egër.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Autoriteti i Dosjeve: Fati i themeluesve të shtetit shqiptar

Firmëtarët e Pavarësisë të cilët nënshkruan lirinë, përjetuan dhunën dhe persekutimin më të egër.