AIDA, trajnim mbi tregtinë elektronike për gratë sipërmarrëse

Trajnimi u zhvillua nga Gender Alliance for Development Center (GADC), në bashkëpunim me AIDA-n


Më datë 26 tetor 2023, në ambientet e AIDA-s u mbajt trajnimi mbi tregtinë elektronike për gratë sipërmarrëse, kryesisht artizane dhe gra të sektorit të mikëpritjes, hoteleri-turizëm.

Trajnimi u zhvillua nga Gender Alliance for Development Center (GADC), në bashkëpunim me AIDA-n, në kuadër të projektit “Fuqizimi ekonomik i grave dhe prospektiva gjinore në zinxhirin e vlerave të biznesit”.

Fjalën hapëse të trajnimit e mbajti Drejtoresha Ekzekutive e AIDA-s, Znj. Laura Plaku (Saro), e cila përshëndeti gratë e pranishme dhe theksoi potencialin që kemi dhe sesi tregtia elektronike si katalizator i zhvillimit ekonomik, ka krijuar mundësi të panumërta për sipërmarrësit për të arritur një audiencë më të gjerë dhe për tu promovuar në tregje të reja. Në vijim fjalën e mori edhe Drejtoresha Ekzekutive e Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC), Znj. Mirela Arqimandriti, e cila falenderoi gratë pjesëmarrëse dhe prezantoi qëllimin e këtij projekti në mbështetje të grave sipërmarrëse në Shqipëri.

Në trajnim gratë u njohën me konceptet e tregtisë elektronike, mundësitë që ofron tregtia online, shembuj suksesi dhe metodat se si gratë mund të bëhen pjesë e platformave online të shitjeve. Gjatë trajnimit gratë patën mundësinë të punonin në grupe dhe individualisht për të përcaktuar dhe identifikuar niche-n e biznesit të tyre, në mënyrë që të zhvillojnë shitjet online dhe të kenë sukses në arritjen e klientëve dhe tregjeve të reja.

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.