Kryebashkiaku i Elbasanit pret ambasadorin e Egjiptit
Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledjan Llatja, priti në një takim kortezie Ambasadorin e Egjiptit, Mohamed Mustafa Heider.
Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledjan Llatja, priti në një takim kortezie Ambasadorin e Egjiptit, Mohamed Mustfa Heider.
“Kënaqësi të prisja mikun Mohamed Heider, Ambasadorin e Republikës Arabe të Egjiptit në Tiranë.
E falenderova ambasadorin për gjithë mbështetjen e madhe që shteti mik i Egjiptit ka treguar ndër vite për Bashkinë e Elbasanit.
E shumë shpejt do të kemi organizime të përbashkëta për promovimin e kulturës egjiptiane në Elbasan”, shkruan Llatja në rrjetet sociale.