Begaj telegram urimi Erdogan: Marrëdhëniet Shqipëri-Turqi, në një fazë të re e dinamike

Presidenti Bajram Begaj urim me rastin e 100-vjetorit të Ditës së Shpalljes së Republikës së Turqisë


Presidenti Bajram Begaj i ka dërguar një telegram urimi me rastin e 100-vjetorit të Ditës së Shpalljes së Republikës së Turqisë, Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Më poshtë teksti i plotë i telegramit të urimit.

“100 vjetori i Ditës së Shpalljes së Republikës së Turqisë më jep kënaqësinë e veçantë, që në emrin e popullit shqiptar dhe nё emrin tim, tё pёrcjell urimet mё tё mira pёr Ju personalisht dhe përmes jush, popullit mik turk, urimet më të ngrohta e të përzemërta.

Në këtë ditë të shënuar për vendin Tuaj vlerësoj me shumë kënaqësi, se marrëdhëniet e partneritetit strategjik midis dy vendeve tona kanë hyrë në një fazë të re shumë dinamike, jo vetëm në dimensionin e dialogut politik, por edhe në çdo fushë të bashkëpunimit dypalësh.

Nuk ёshtё rastёsi qё 100 vjetori i themelimit tё Republikёs sё Turqisё pёrkon edhe me 100 vjetorin e marrёdhёnieve diplomatike mes dy vendeve tona, parё kjo si shenjё kuptimplote tё angazhimit tonё tё pёrbashkёt qё nё krye tё herёs, ndaj jam besimplotë për të ardhmen e tyre të shkëlqyer.

Republika e Shqipërisë dhe populli shqiptar çmojnë lart kontributin Tuaj personal dhe të Republikës së Turqisë për mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha fushat e bashkëpunimit, si dhe shprehim besimin në vazhdimësinë e mëtejshme të këtij angazhimi, si një dëshmi e forcimit të miqësisë midis dy vendeve e popujve tanë.

Përfitoj nga rasti të shpreh gjithashtu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vyer që Turqia mike i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve ndër vite, dhe Ju siguroj, se mbështetja Juaj dhe solidariteti për shqiptarët nuk do të harrohen kurrë.

Me urimet më të mira për lumturinë Tuaj dhe zhvillimin e përparimin e popullit mik turk”.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…