Denaj: ISUV, një nga shtyllat kryesore për shëndetin publik
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ishte në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ishte sot në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, të cilin e cilësoi si një nga shtyllat kryesore për shëndetin publik.
Denaj pa nga afër punën e profesionistëve për garantimin e standardeve të sigurisë ushqimore, shëndetin e kafshëve dhe të bimëve në vendin tonë.
“Kapacitetet laboratorike të investuara së fundmi, i çelin rrugën akreditimit të më shumë analizave të nevojshme për eksportin drejt Bashkimit Evropian dhe më gjerë”, theksoi Denaj.