“FRIDA”, ekspozita me “parfum” femëror!
Festivali Ndërkombëtar të Artit të Grave “FRIDA” (edicioni I) u çel më 25 tetor në GAT.
Nga Dash Frashëri
“FRIDA”
Një ekspozitë arti me parfum tërësisht femëror!
Festivali Ndërkombëtar të Artit të Grave “FRIDA” (edicioni I) u çel më 25 tetor në Galerinë e Arteve të Tiranës.
“Një nga synimet e mia kryesore si ideues i këtij projekti, ishte që vëmëndja e publikut shqiptar të kthehet te përkushtimi i grave në art. E si fillim zgjodhëm të fokusohemi tek një nga figurat më të mëdha femërore të Artit Pamor botëror, Frida Kahlo një artiste e jashtëzakonshme, frymëzim dhe pikë orientimi për gjithë artistet e reja nëpër botë”, tha kuratori i ekspozitës, Dr Abaz Hado.
Në total morën pjesë 130 artistë nga 36 shtete. Shqipëria paraqitet me 21 artistë, e ndjekur nga Italia me 12, Turqia 11, Polonia 9, Ukraiana 9, Kosova 7, etj.
Artistët pjesëmarrës ishin nga: SHQIPËRIA -21 (Adriana Hoxha, Alesia Podgorica, Alketa Alikaj, Anila Hetoja, Anisa Paturi, Blegina Bezo, Elisa Koçeku, Ema Bregu, Eneila Vevecka, Gentonela Buzo, Griselda Kulo, Holta Arapi, Jasina Murati, Josita Shkreli, Klodiana Docaj, Klodjana Mirashi, Lindita Marku, Marjana Goxhabelliu, Merlin Kaziaj, Rudina Pema, Shpresa Millaqi, Skerlada Mashku, Stelina Nebiu); ANGLIA -3 (Andie Dale, Nadia Thompson, Sarah-Jane Mason); ARMENIA – 1 (Lilit Nshani), ARGJENTINA -3 (Floki Gauvry, Patricia Negreira, Silvana Blasbalg); AUSTRIA -2 (Inge Stornig, Traude Pirker); BRAZILI – 1 (Anna Moraes); BULLGARIA -1 (Irina Todorova Kuneva); BOSNJA DHE HERCEGOVINA – 1 (Nalisa Bazdar); REPUBLIKA ÇEKE – 1 (Krysyna Nejedla Bujarkova), KANADAJA -1 (Patricia Gaspar); EGJIPTI – 3 (Fatma Adel Ahmed, Heba El Kholy, Sarah Husseinn); ESTONIA – 1 (Kalli Kalde); GREQIA – 4 (Irini Vazouku, Ismini Teligioridou, Stela Kukulaki, Xara Demakakou); GJERMANIA – 4 (Brigita Volz, Eva Susane Schmidt, Irena Pasakali, Lisa Kreuziger); GJEORGJIA – 1 (Natali Sankanashvili); HONG KONGU – 1 (Lam Yuk Lin); ITALIA – 12 (Cecilia Chiavasteli, Claudia Mazzizeli, Daniela Savini, Eleonora Del Giudica, Jetmira Kraja, Malgorzata Chomicz, Marcela Miranada, Ninfa Pema, Rosa Franceschino, Serena Pagnini, Silvana Martignoni, Valeria Luccioni); INDIA – 9 (Banani Karmakar Bhunnia, Jeeja Yuvraj Navghare, Mahima Katiwal, Monika Sonik, Ritu Iahoti, Sivani Dubey, Suvarna Bhagrahti, Tahmina Anwer, Vastal Neha); IRAKU – 1 (Rozhgar Mustafa), IZRAELI – 1 (Daniella Mano-bella); JAPONIA -1 (Haruko Ho); HOLANDA – 4 (Iris Van Lavieren, Jose Wujts, Lin Baixue, Nataliya Fedun); KOSOVA- 7 (Aulona Hoti, Learta Ibraj, Ulpiana Kurtaj, Ulpianë Maloku, Rinora Shala, Arjeta Mala, Zake Prelvukaj); MALI I ZI – 2 (Ana Lompar, Jelena Jovancov); MEKSIKA – 6 (Carla Ibarra, Claudia Medina, Diana Samantha Moreno Espino, Margarita Tellez Menses, Martha Baxin, Rosa Maria Salazar); MONGOLIA – 1 (Manuran Jargalsaikhan); MYANMAR – 2 (Kyi Kyi Thar, Shwe Wutt Hmn); POLONIA – 9 (Agnieszka Pajda, Alicja Habisia-Matczak, Anna Mkynec, Anna Steliga, Dorota Bujak, Katarzyna Tomaszewska, Magdalema Hajnosz, Marta Kawiorska, Paulina Bobak); PERUJA – 1 (Jurena Mu), RUMANIA – 6 (Corladi Lidia, Dorothea Fleiss, Elena Stafa, Maria Costantinescu, Marilena Murariu, Sarah Raluca Miulescu), SPANJA – 1 (Elisabeth Kirschaum); SERBIA – 2 (Ana Djapovic, Jovana Djordjevic); TURQIA – 11 (Aysa Sesigur, Bahar Karaman, Emel Cevikcan, Gokce A. Çiftoçioglu, Hilal Tursoluk, Keziban Kibar, Meral Agar, Nihal Gures, Sukrun Bulut, Turkan Eici, Yidiz Duman Ercan); TUNIZIA – 1 (Maha Abdeli); TAJVANI – 1 (Peili Huang); TAJLANDA – 1 (Supanuch Sakdophiphanit) dhe UKRAINA – 9 (Anastasia Klymenko, Anzhelika Holyshkina, Ina Mosiienko, Katerina Kosiak, Larysa Yermak Dolhova, Ludmyla Bezusko, Olga Matiushko, Tetiana Shulak, Yalina Kalinichenko).
Juria e Ekspozitës përbëhej nga Najada Hamza (artiste, kuratore), Dr. Nadaj Zonic (artiste, kritike dhe historiane arti) dhe Ikbale Lakaja Bushati (artiste, kuratore).
Çmimet
Çmimi i parë: Irena Paskali (Gjermani)
Çmimi i dytë: Nimfa Pema (Itali)
Çmimi i tretë: Dorota Bujak (Poloni)
Artisti i ri më i mirë shqiptar: Ema Bregu (Shqipëri)
Isha kureshtar për këtë ekspozitë grishëse.
E pashë edhe në shoqërinë e skulptorit të njohur me banim në Belgjikë, Skënder Hyseni, edhe ai i befasuar jo pak.
Vizitorët
Një gjetje unike e kuratorit Dr. Abaz Hodo dhe një ekspozitë mbresëlënëse.
__________
Tiranë, më 3 nëntor 2023