Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë pret të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë : Ritheksuam rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve tona dypalëshe


Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka pritur në një takim të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, David Wisner dhe Allison Dyess, Shefe e Seksionit Politik dhe Ekonomik, për një shkëmbim të hapur dhe miqësor pikëpamjesh.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë me anë të një reagim thotë se kanë “ritheksuar rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe kanë diskutuar përpjekjet e ardhshme për forcimin e partneritetit strategjik, veçanërisht në funksion të zhvillimeve shqetësuese globale”.

“Ne mbetemi të përkushtuar për të adresuar sfidat urgjente në fushat që lidhen me sundimin e ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, forcimin e institucioneve demokratike, duke përfshirë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si fusha themelore të reformës në axhendën tonë të anëtarësimit në BE”, thuhet në njoftimin e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.

Reagimi i plotë

Bordi i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë pati kënaqësinë të presë të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, z. David Wisner dhe znj. Allison Dyess, Shefe e Seksionit Politik dhe Ekonomik, për një shkëmbim të hapur dhe miqësor pikëpamjesh.

Ritheksuam rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve tona dypalëshe dhe diskutuam përpjekjet e ardhshme për forcimin e partneritetit tonë strategjik, veçanërisht në funksion të zhvillimeve shqetësuese globale.

Ne mbetemi të përkushtuar për të adresuar sfidat urgjente në fushat që lidhen me sundimin e ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, forcimin e institucioneve demokratike, duke përfshirë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si fusha themelore të reformës në axhendën tonë të anëtarësimit në BE.

Misioni i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë është të mbështesë Politikën e Jashtme Kombëtare Shqiptare në emër të interesave të kombit në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Bordi i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë pati kënaqësinë të presë të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA-së në…

Posted by Council of Albanian Ambassadors on Tuesday, October 31, 2023

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…