Dy të rinj shqiptarë fitojnë konkursin e NASA-s

Jahja Nur Zulbeari dhe Onur Bayramoglu kanë krijuar një hartë për të marrë informacione të drejtpërdrejta përmes satelitit dhe tokës


Nga Kaltra Tafani, Portali Shkollor

Jahja Nur Zulbeari dhe Onur Bayramoglu janë dy studentët nga Gostivari kanë krijuar një hartë për të marrë informacione të drejtpërdrejta përmes satelitit dhe tokës. Për këtë ata kanë fituar dhe konkursin e NASA-s.

Në një intervistë televizive djemtë kanë folur për hartën e krijuar, duke zbuluar se ajo identifikon zjarrin për 15 sekonda. Sakaq, ata kanë treguar se kanë punuar deri në 20 orë në ditë për t’ia arritur qëllimit.

“Unë jam në vitin e dytë dhe studiojë inxhinieri softuerike në Shkup. Po ashtu me shokun tim Onur Bayramoglu morëm pjesë në garën që ishte organizuar nga ana e NASA dhe arritëm të marrim vendin e parë. Ne kemi krijuar një hartë, për zjarrfikëset dhe po ashtu njerëzit që ndodhen në zonën ku mund të ketë dëme. Ne marrim të dhënat drejtpërdrejt prej satelitetit të NASA dhe i identifikojmë se ku është koordinata e zjarrit dhe pastaj me Inteligjencë Artificiale bëjmë llogaritjet se ku mund të përhapet ai zjarr, çfarë dëmesh të tilla mund të bëj ai zjarri etj. Besoj për Maqedoninë ka qene një ide origjinale dhe po ashtu anembanë botës nuk kemi pasur një aplikacion të tillë. Po ashtu ka aplikacione të tjera ku kemi kordinacione të tjera të zjarreve të ndryshme, por nuk janë të drejtpërdrejta ose nuk janë të karrikuluara nga ana e Inteligjencës Artificiale. Për momentin në 10 deri në 15 sekonda, unë mund të dalloj që ka një zjarr. Aplikacioni na ka marrë 3-4 ditë, kemi punuar 15-20 orë në ditë për t’ia arritur qëllimit”, u shpreh Zulbeari.

Në garat internacionale të Space Apps Challenge 2023, që u mbajtën për të dhjetën herë në Maqedoninë e Veriut, me 50 pjesëmarrës, respektivisht garues nga i gjithë vendi, fitues dolën të jenë dy djem nga Gostivari Jahja Nur Zulbeari dhe Onur Bayramoglu.

Historia e Kongresit të Manastirit dhe stërgjyshi im Simon Shuteriqi

"Njëri prej 32 delegatëve ishte edhe stërgjyshi im nga nëna, Simon Shuteriqi. Në vitin 1908 ai ishte vetëm 25 vjeç"

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Historia e Kongresit të Manastirit dhe stërgjyshi im Simon Shuteriqi

"Njëri prej 32 delegatëve ishte edhe stërgjyshi im nga nëna, Simon Shuteriqi. Në vitin 1908 ai ishte vetëm 25 vjeç"