Rama: Krenar për kontributin tonë, mbështesim Kosovën në zbatimin e marrëveshjes bazë me Serbinë
Kryeministri: Së shpejti do të shkoj në Prishtinë për të treguar personalisht mbështetjen time
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se, Shqipëria do të mbështesë fuqishëm Kosovën në zbatimin e Marrëveshjes Bazë me Serbinë.
“Nuk mund të mos jem krenar për kontributin e vendosur dhe konkret të Shqipërisë në procesin e vështirë të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, theksoi Rama në një postim në rrjetet sociale.
Megjithatë, shtoi Rama, “projektstatuti i ASMM-së i pranuar nga Kosova dhe Serbia si dokument i përshtatshëm pune është projekt i BE-së”.
“Shqipëria do të mbështesë fuqishëm Kosovën në zbatimin e Marrëveshjes Bazë dhe do të vazhdojë të luajë rolin e saj në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal ndërmjet të gjitha vendeve tona fqinje”, vijoi Rama.
Kryeministri bëri të ditur se së shpejti do të vizitojë Prishtinën për të treguar mbështetjen e tij.
“Së shpejti do të shkoj në Prishtinë për të treguar personalisht mbështetjen time”, shkroi Rama.