“National Geographic Traveller” promovim Shqipërisë, Rama: Jemi destinacioni “cool” për 2024

Promovimi i Shqipërisë për vitin e ardhshëm ka nisur që tani nga prestigjiozja e udhëtimeve “National Geographic Traveller”.


Promovimi i Shqipërisë për vitin e ardhshëm ka nisur që tani nga prestigjiozja e udhëtimeve “National Geographic Traveller”.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale artikullin e botuar në “National Geographic Traveller”, e cila sugjeron vendin tonë në listën e 30 vendeve më interesante për të udhëtuar.

Rama tha se “jemi destinacioni “cool” për 2024”.

“Duke e renditur në vendin e parë që duhet vizituar në Evropë, revista e njohur e cilëson “si një arratisje të egër drejt yllit në ngjitje të Evropës” përvojën e të udhëtuarit në Shqipëri gjatë vitit 2024”, tha Rama.

Në artikullin e botuar nga “National Geographic Traveller” theksohet se “udhëtarët, që kërkojnë diçka më ndryshe nga aventurat e tyre të mëparshme evropiane po shikojnë gjithnjë e më shumë drejt Shqipërisë. Vendi ballkanik po tërheq një numër në rritje vizitorësh falë brigjeve të tij në Adriatik dhe Jon, të kaluarës intriguese osmane dhe komuniste dhe skenës relativisht të sapolindur të turizmit”.

“Të zhytura në brendësi të veriut, Alpet Shqiptare janë një e pjesë e rëndësishme e turizmit shqiptar. Bjeshkët e Nemuna, kjo mbretëri e majave të thepisura karstike është një ëndërr për alpinistët, ku rrëqebujt enden nëpër pyjet e bredhit dhe lulet e egra mbulojnë sipërfaqen e luginës. Ata që kërkojnë të eksplorojnë shtigjet sfiduese të rajonit mund të bëhen pjese e një turneu tetëditor, i cili ofron një itinerar që përfshin udhëtime nëpër shtigjet malore, shtëpitë tradicionale dhe një vizitë në fshatin e Thethit, duke përfshirë edhe ecje në Majat e Ballkanit. Shqipëria është gjithashtu më e aksesueshme se kurrë falë një sërë linjash të reja ajrore”, thuhet në artikull.

Nations League/ Kuqezinjtë përmbysin Ukrainën

Djemtë kuqezi administruan deri në fund avantazhin dhe morën një fitore të madhe 2-1 në “Epet Arena”.

Global 360

Azerbajxhani promovon traditat multikulturore përpara komunitetit botëror

Azerbajxhani ndjek një politikë të jashtme aktive për të promovuar traditat e multikulturalizmit në botë dhe dialogun midis kulturave dhe…

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Dashuria e Aleksandër Vuçiç për armët që nuk i përdor dot!

"Njëlloj si një gjuetar amator, ai i ekspozon armët në murin e shtëpisë dhe ua tregon miqve gjithë ngazëllim."

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Nations League/ Kuqezinjtë përmbysin Ukrainën

Djemtë kuqezi administruan deri në fund avantazhin dhe morën një fitore të madhe 2-1 në “Epet Arena”.